Hijeshi e rrezes sate sonte paska rënë mbi Liqe,
gjinkallat dhe bletët buzë tij po gumëzhijnë,
më duket se përveç teje sonte, s" ka bukuri tjetër mbi dhe,
o e bukura Hënë, që për ty sonte sytë më ndrijnë!
Vargu im i argjendtë sonte për ty ka hapur fletët
po i thotë dhe zemrës sime" Dhe ti një këngë për Të këndo!",
është robëruar nga nuri yt, o Hënë, që n" Liqe e as n" Det nuk tretet,
të të gllabërojë të tërën, në gjirin e tij ai do.
O Muza ime prej poeteje, përplot hire e nure,
që me gjithë këtë freski Pranvere shpirtin po ma gjallëron,
që nga vegjëlia ime e hareshme, për këto bukuri sa lavde thure,
e do të thurësh ende, dhe kur pleqëria të përqafon!