Ata kreh e kreh
Neve nau shtjerr zani
të gjithë: lehe leh
edhe andej edhe këndej
ka nisë e po i vjenë, era pleh!
Ne, nga e nga;
Ata, ha e ha..
Neve grah e grah...
Ata dalin pa u lagë
Neve na mbetën këmbët n'krah!
Nis e sos, po thojnë;
"Bën me lye nga pak me kos "
Ata, si "njerëz të ngratë"
I lëpijnë duart me mjaltë
Ata, si ata...
Kurrë s"ju bëhet vonë
Ne, si ne ma...
"Gjithmonë n'qafë kumonë!"
Ne, shaj e shaj
Ata, na qajnë trapin
Ne këthjellë e vrajë!
Ata marrin vrapin
Ne përderisa vetëm heshtim
Ata e mbledhin kajmakun
"Ndërsa neve na lënë leshin".
Kurrë se morrëm hakun.
Ne paguaj llogarinë
Ju hani pini e rrëmbeni;
Një ditë do t'ju vie radha,
Të gjitha doti vjellni e doti ktheni!"...