Sot, me 23 maj 2021, Kisha e Famullisë "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, po e kremton meshën e Rrëshajve, apo siq njihet me konkret ditën e ardhjës së Shpirtit Shënjt mbi Apostujt e Jezusit, e cila ditë siq e interpreton Kisha Katolike, shenon edhe shfaqjen e plotë e Trinisë së Shënjtë- Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.
Të gjithë të pranishmit e sotëm në Eukaristinë e sotme të orës 11:00, e dëgjuan Lajmin e Gëzueshëm e Liturgjinë e Rrëshajve - Ardhjën e Shpirtit Shenjtë mbi Apostujt dhe me pastaj dëgjuan edhe disa Lexime tjera nga ministrantët.
Meshën kryesore të orës 11:00, e kremtoi, dom Agim Qerkini, famullitari ynë, përcjell nga ministrantët e famullisë, i cili qe në fillim në pretkun e tij tha se:Sot, Kisha kremton festën e Shpirtit Shenjt, pikërisht ditën kur mbi apostuj zbriti i Premtuari, Mbrojtësi-Shpirti Shenjt, i cili, në mënyrë të dukshme u dhurohet apostujve, Kishës dhe mbarë botës. Festa e dërgimit të Shpirtit Shenjt gjë qe edhe përmbyllet veprimi pashkor pesdhjetëditor i shëlbimit. Ndërsa në vazhdim dom Agimi, përmendi Pesëdhjetditëshin pas Pashkëve tek hebrejt, ishin ata te cilët shënonin festën e Pesëdhjetores, si një ditë falënderimi për të korrat që ato ditë i përmbyllnin e cila festë teka at shënon shpalljen e Ligjeve në Sinaj, pas daljes nga Egjipti. Te krishterët, në fillim i festonin pesdhjetë ditë,, sipas Tertuliani dhe Irineu i Lionit: “Pesdhjetë ditët pas Pashkëve, duhet të festohen me gëzim të madh pasi që ato janë ditë festive të barabarta me ditën e diel gje qe rregullorja e Përgjithshme Kishtare e Vitit Liturgjik dhe Kalendarit (1969), thotë: “Pesëdhjetë ditë, prej të dielës së Ngjalljes deri të dielën e Pesëdhjetores, kremtohen në gëzim e galdim porsi një ditë e vetme sikurse e diela e madhe e Pashkëve. Pra, Shpirti i Zotit banon në ne, ta lusim të na shndrisë me të vërtetën, të na forcojë me fuqinë e vet, që të mund ta kryejmë vullnetin e tij në jetën tonë, duke u lutur së bashku me mbarë Kishën: “Eja, o Shpirt Shenjt, deh zbrit mbi ne, e prej qiellit derdh mbi ne, rrezet tua plot me dritë”, tha në fund të pretkut të tij dom Agim Qerkini.Krejt në fund të Eukaristisë, dom Agimi, me rastin e kësaj feste i falenderoj të gjithë mbeshtetësit e tij, për meshën Shënjte përfshirë motrat e nderit dhe të tjerët, madje për këtë kremte madhore i përgëzoj të gjithë të pranishmit me urimet me të mira nga zemra qe Shpirti i Shënjtë të jetë kudo në mesin e secilit besimtar.
Kremtja e ditës së sotme e të dielës së Rrëshajve, është transmetuar drejtpërdrejtë edhe nëpërmjet faqes së rrjetit social të Famullisë sonë, e cila përmes valëve të saja, ju dha hapsirë edhe tjerve të ju shkoj Fjala e gëzueshme e Zotit, Shpirtit Shënjtë edhe në zemrat, mëndjet e shtëpitë e shumë besimtarëve të Famullisë dhe të tjerëve që nuk kanë pasur mundësi të jenë të pranishëm në Tempull për këtë festë të bukur të Rrëshajve.