O hapi më këto dyer
Ose ne i hapim vet
Tashti ne ju pyesim
Premtimi i Juaj ku mbet
Dikur jo shumë moti
Kërkove shpëtimin
Ne në xhepin e bythës
Mbanim letërnjoftimin
Me letërnjoftim madje
E blenim edhe bukën
Shpeshherë nga policia
E lëshonim edhe rrugën
Të kuptoj zoti ministër
Që e ke mirë në fotele
Lëshoje një zë nga atje
Hapi restorante- hotele
Më nuk vlen rregulla
“ Merre me vete”
Nuk jemi më të ditur
Se të tjera shtete
Vërtet këto nuk janë
Dëshirat tona-të mia
Me mendje e zemër
Ta kërkon GASTRONOMIA.