----
Ç'ma trazove shpirtin
Vashëz gjakovare
Flakë e zjarr në luftë
Në këngë e në valle !
-----
Mbi tokën dardane
Dole si një Hënë
Me hap herë të lehtë
Herë me hap të rëndë !
------
Vashëza e Gjakovës
Si lulet në prill
Buzëqeshja jote
Çel çdo trëndafil !
-----
Rend ndër horizonte
Xhamadan zbërthyer
Flatrat si shqiponja
Në flamur mbërthyer !
-----
Bardhësi e vellos
Të jep dritë mbi kokë
E kuqja e buzës
Lindur nga kjo tokë
-----
Gjak e qumësht mbart
Shtati yt i dlirë
Deje ke Gjakovën
Zemër, ke Shqipërinë !
------
Vashë e Iliriadës
Vashëz Gjakovare
Yjet rrit në djep
Për tokën shqiptare !
AMANETI I MOTRËS
(Kushtuar dëshmorës Antigona Fazliu luftëtare e lavdishme e UÇK-së bijë e denjë e krahines Dardane të Shqiperisë)
_______________
Në rënça në luftën për liri...
ti ore vëllai im
Kokën vendosma nga drita
mbi një gur !
E di ..në kaloftë një shqiponjë diku
aty në fluturim
Nga flatrat e saj e prej gjakut tim
do të bëjmë një flamur!!!
----
Përqafoma nënën dhe.. kur të vi
nuk dua të më qajë
Edhe babën që sa shumë desh
të më shihte nuse
Nuk ka gjë nëse me të bardha
nuk e bëra dot një pajë
Më përcillni me armë
e si vello,më hidhni kordelen e kuqe !
-----
U thoni shokève te mi luftëtarë
se i kam si yjet
Se me plumb sëbashku qëlluam
mbi plumb të armikut
Me ta për liri rendëm me armë
dhe sulmuam qiejt
Për Mëmedhenë zemrat te gjitha i bëmë
barrikada prej çelikut !
ATJE NÈ TOKÈN TIME
( Mikut tim dhe gjithe prizerenasve)
-----
Atje në tokën time diku në Prizeren
Kam një mik të mirë shok e vëlla
Te shpiri i tij dardan ç’do gjë e gjen
Brenda zemrës gjithë universin ka !
----
Ai kalon heshtur rrugëve të qytetit
Ndalet e lexon ç’shkruhet mbi lapidarë
Duket sikur nderon të rënët me penë
Dhe ata që u flijuan në luftë me armë
----
Shoku miku e vëllai im i Prizërenit
Èsht’njeri i thjeshtë si shumë të tjerë
Ai duroi stuhitë e nuk luajti prej vendit
Atje ku ka lindur ka dhe dëshirë të bjerë
----
E ndien vëllai im dhe zemra i dhemb
Diçka që brenda vetes e ngre në revoltë
Sa shumë gjak derdhur për kët’ vend
E një pjesë e dheut rënkon për amën tokë
-----
Ecën e pandalshëm shoku nga Prizreni
Rrugëve të qytetit të vet i menduar
Jo ! Pëshperit me vete -Eshtë e kot që jemi
Nëse të ndarë dongelemi ... e jo të bashkuar !
-----
Shpesh ulet e mendon miku im dardan
Të mbjellë trëndafila e zambak të bardhë
Brez pas brezi -thotë pushkën- nuk e heq !
Lindëm prej barotit e të thatë do ta mbajmë !