Në orën dhjetë të paraditës, në një lokal me kondisionerë, Gimi më kërkoi takim urgjent. Kemi një muaj pa u parë, se Gimit i ka marrë koka erë dhe ka vënë kandidaturën për deputet. Nga larg m’u duk shumë i shpushpurisëm. Këtë garë, e ka eksperincë të parë, ndonëse është në prag të pensionimit.
- Ke fituar para, që e kërkove takimin në këtë lokal të shtrejtë?- e gërgas Gimin.
- Kemi një shekull pa u takuar, ndërsa t’i më thumbon pa zënë vend,- ndërkohë me drejton grushtin, për të më përshendetur.
- Të dëgjojmë çfarë halli ke, se kot në këtë lokal nuk me ke ftuat?
I picërroi sytë. Në buzë u pa një buzëqeshje tinzare. Nga mendimet e shkëputi kamarieri, një djalë simpatik. I dha porosinë kafe me bisht. Bishtin nuk e pranova, se e dija që kushton shumë .Gimi i dha urdhër të prerë kamarierit, se do të bëhet vetëm si thotë ai. Nuk këmbëngula , me mendimin : “Për hajër daltë kjo punë!”
- Dua të më ndihmosh në këtë fushatë elektorale!,- ia nxorri kokën shqetësimit të tij.
U befasova. Ndonëse e dua shumë, u mundova t’i shpjegoj, se nuk kam asnjë mundësi për t’i dhënë ndihmë, se; nuk e njoh profesionin e politikanit; pas pesë ditëve bëhen zgjedhjet; në zonën, ku ai ka vënë kanditaturën , kam kaluar vetëm njëherë; është i katërti në listë,në një nga parti të porsakrijuar; ……
Për herë të parë në jetën e tij profesori me la të llap deri në fund. U befasova. Nuk më ndërpreu asnjëherë. Edhe kur mbarova arsyetimin, nuk më qesendisi me ndonjë pyetje, kinse për sqarim.
- A ke shpenzuar shumë parë?- e pyes pas një heshtje të besdishme .
- Jo.
- A ke fituar para ,se do të më gëzoje shumë?
- Jo.
- Shumë engimatik je bërë o miku im!
Pasi na porositi edhe nga një bisht tjetër, nisi të më tregojë .Dy jo-të e tija, m’i shpjegoi me këtë fabul. Një ish student ,çapken, i zgjuar ,por dembel për të mësuar, është në listë i pari për kandidat për deputet. Ka kërkuar ndihmë nga ishprofesori. Për të mos rënë në sy bashkëpunimi, e ka rreshtuar profesorin të katrin në listë. I ka marrë vetë përsipër shpenzimet e fushatës. Në ndenjet e tyre, Gimi u ka treguar se më ka shok të ngushtë. Disa vendas e paskan lexuar humorin tim. Më kanë ftuar për një takim, për të më njohur nga pranë. Gimi , nga entuziazmi, u ka premtuar, se deshirën e tyre do ta plotësojë.
- E kuptova se këtë veprim po e bën për dashamirësi ndaj ishstudentit, dhe për të marrë tema për letërsinë,- ia nderpreva fabulen.- Mua pse kërkon të më përfshishë në këtë punë?
- Ke një vit në karantinë. Më je ankuar se nuk po gjen tema jetike për krijmtarinë artistike, - më ndenji gati Gimi.- Erdhi. Si qafuc që je, mos i prit drutë shkurt! Dëgjoje , më pas vendos sipas rradakës tënde!
U afrua një burrë rreth të pesëdhjetave. Pasi u grushtuam, zuri vend rreth tavolinës tonë. Burrë i mbajtur, simpatik, pak i ngjallur, me një buzëqeshje artificiale në fytyrë, pa na marre leje, i dha porosi kamarierit, që po qendronte në këmbë me laps, e letër në dorë. Kandidati fol, e kamarieri shkruaj. Nuk vonoi shumë, dhe tavolina u mbush ding. Disa artikuj i shihja për herë të parë.
U ndjeva keq. Të vij tjetri në tavolinë, pa e njohur ,e pa e ditur se kush është nga unë, dhe të urdhëron të hash, e të pish sipas deshirave të tija, m’u duk guxim i tepruar!? Eshtë miku i Gimit! Kam përsonalitetin tim. Nuk jam kukull që më kurdis çdo kush.
- Gëzuar! Je shkrimtar i madh, të lexoj vazhdimisht, me shumë endje. Ke humor brilant,- me drejtohet kandidati buzagaz , për të liruar muskuj e fytyres sime.
- Gëzuar!-i përgjigjem me buzëqeshje të sforcuar, e duke i parë në sy te dy , si hetuesit klasikë.
Biseda nuk po na ecte. Kandidati, me troktjen e gotave në vazhdimësi , mundohej ta shtynte atmosferen drejtë interesit të vet. E pa orën e dorës disa herë. Më vinte mirë, që nuk kishte kohë për të na bezdisur. Me la dyqind ero mbi tavolinë, për librat që duhej të merrja me vete nesër, kur do të vinte me Gimin , me autoveturë te shtëpija. Si era erdhi . U çua .Pagoi kamarjerin ,e dola jashtë lokalit si tufani.
- U korruptova edhe ti. E shite voten, - më gjuan Gimi befasisht.
- Për hatrin tënd ende nuk e kam folur një fjalë, -ia kthej me nervozizëm.
- O marrok! Çfarë do të flasësh? Boshatise shtëpinë nga librat e shumtë qe ke! Do kalojmë një ditë të bukur me njerëz shumë. Për mua e ke detyrim të flasësh fjalë të mira . Zotërinë lavderoje më pak për hatrin e shitjeve të librave, - e Gimi qeshte me zë të lartë, i bindur se po fliste me zgjuarsi.
- Nuk e njoh zotni kandidatin. Çfarë fjalesh do të flas për atë?
- Kollaj. Rrugës do të tregojë ai, se çfarë ke për të folur.
Dyqind erot qendronin mbi tavolinë, ku i la zotëria. Me këtë shumë nuk kam shitur ndonjëherë libra me një dorë. Deshira kisha t’i merrja që të botoja një libër, që e kam në përfundim, por zemra nuk më linte të zgjasnja dorën.
- Me the se e shita voten, - nisa të arsyetoj në atë zallamahi.- Këto para janë lënë për të blerë librat e mi. Ku e sheh lidhjen zoti Gim l?
- Askund. Po bëj shaka me ty. Unë e boshatisa shtëpinë nga librat e mi. Mendova ta jap edhe ty një dorë ,- qeshte Gimi me shpirtë.
Na e nderpreu biseden telefoni i Gimit. Se me ke po fliste ,nuk e mora vesh? Për herë të parë po e degjoja Gimin, të thonte në vazhdimësi:” Siurdhëron! Siurdhëron! Siurdhëron!”
- Kandidati mendon që t’i dyfishosh numrin e librave, se të jep edhe dyqind ero nesër në mëngjes. Me sa duket ka lënë ndonjë patronazhist në lokal, që i ka treguar se paratë janë ende mbi tavolinë.- Futi në xhep, se bisedojmë kur të dalim jashtë! – më urdhëron Gimi me dashamirësi.- Vetë ma ke treguar. Shkrimtari madh Çehov ka deklaruar: “I martuar jam me mjekësinë.I Për dashnore kam letërsinë.”
- Bukur e ka thënë.
- Për këtë ofertë, lërë në një anë profesionin tënd të dashur të ekonomisë! Dëgjoje dashnoren letërsi, se nuk po bëhet qameti,- dhe Gimi nuk mbahej, ndoshta se me shihte si guak .- Do të heqësh me një dorë një qerre libra nga shtëpija, o marrok!
I futa në xhep të dyqind erot. I shkundëm gotat. I fshimë pjatkat e shumta . Dolëm nga lokali, me bindjen për të shkuar të nesërmen, për të shpërndarë e librat e blera nga kandidati për deputet. Me sa u joftova nga Gimi , ai do ia dhuroj sovranit me bujari, me nënshkrimin tim!?
* * *
Gimi ,pas votimeve, më ftoi të takoheshim te diga e liqenit artificial. Fiks në orën e caktuar, po çapisja mbi digë. Ishte ditë jave maji , paradite,me diell të ngrohtë pranveror. Nuk kishte shumë levizje nga banorët. Nga larg e dallova Gimin. Në dorë mbante një torbë të vogël . Nuk po më dukej në formë. Edhe kur u avit, nuk ia dallova buzëshjen e mirësishme. Kur u grushtuam , por prisnja se ku do të na adresonte.
- Të shkojmë të stoli ynë, që të mbushem me frymë!
- Po torben ta ka mbushur kandidati për deputet?- e thumboj zotni Gimin.
- Kandidat mavrija nuk ma hap telefonin, për ta ngushëlluar, për humbjen e tmerrshme.- dhe Gimi më qesëndisi me shikimin e tij.
Zumë vend te stoli ynë, buzë ujit. Nga torba nxorri bri gjëngji të pjekura në hell, njëgjysëm litri raki, qepe e hudhra te njoma , një dorëz djathë nape, dhe dy gota plastike, për ta ulur në stomak rakinë ballëkazani. Meqë vëllezërit na paskan parë në televizor gjatë fushatës, kanë dërguar dhuratën modeste, me kushtin për ta pirë rakinë me dolli ,si në Labëri.
- Nuk ka mundësi, që vëllezërit tuaj, të dergojnë nga Labëria, pak mish, e njëgjysëm litri raki, për ta pirë me dolli!? E njoh bukurmirë bujarinë e tyre, - e gjuaj papritmas.
- Sa tahmaqar je? Prit, o, se edhe kjo dhuratë modeste e ka një avaz tjetër. Na urdhërojnë ta pimë duke kënduar polifoni?
- Do ta pimë edhe me kangë majakrahut. Mos u mërzit! Punët e mira bëhen ngadalë - ngadalë.
- Kaq pak raki, e kemi pira edhe pa meze,- e thumboj përsëri.
- Urdhëro o i babëzit!- nga dy xhepat e brënshëm te xhaketes, nxorri dy faqore 250 mililitërshe.
- Tani po,- dhe mora njëren faqore për të provuar rakinë.- Te kam thënë se rakija nuk pihet me gota plastike. Me faqore, si qemoti, edhe këngët e vjetra shkojnë më ëmbël.
I ngritëm disa dolli. I provuam një për një mezerinë e pakët, kur Gimi nisi të tregojë për humbjen madhështore në zgjedhje. Atij elktorati i dha dy vota, ndërsa shefit jo më shumë se pesëqind. Nga fushata, si shkrimtarë, dy pyetje të sovaranin i kishin mbetur në mendje: “ Sa para na jep për një votë? Sa fiton ti nga premtimet?”
- Librat i shite. Për një muaj qendrove pranë lezuesit. Mos e merr me merzitje! - ia nderpres rrëfimin.
- E di se kush e ka shkruar këtë?- më pyet, kur nxorri nga xhepi I brëndshëm i xhaketës, një faqe libri të vajosur.
Me ra në sy menjëherë se qenë fjalë të shkruara nga unë. U trishtova shumë.
- Pse ma tregon këtë?- e pyes me ton.
- Bleva dy byrekë përpara se të hipja në autobus , për të ardhur në shtëpi. Nuk u trishtova sa ti për këtë fakt mjeran.
- E pse?
- U mësova. Gjatë gjithë muajit në zonën elektorale, kur bleja ndonjë mall, ma paketonin me faqet e librave të mi. Për librat tuaj është i pari rast që pash. E rujta ambalizhimin, për të keshilluar, minimlja, të mos kalosh për një muaj në atë zonë, që të mos mbushen sytë me lot, si mua, - dhe Gimi qeshte në oktavet lart.
Me gazin e kulimit u përfshiva edhe unë. Vaj medet se ku po shkon ky vend. Rri me orë të tëra , per të gjetur një fjalë të bukur, sovrani , pa e lexuar, e përdor për të mbështjellë byrekët me gjizë , meqë zotni kandidati ia fali librin!?
- Do të bëhet ndonjë herë ky vend!- më drejtohet, Gimi pasi bëmë punë të mira edhe me rakinë, edhe me mezet.
- Do të bëhet një ditë, se jemi në qendër të Europës. Fatkeqësisht, brezi ynë, nuk do të arrijë ta shohë Shqipërinë të begatoje, si kombet e tjera komshi,- u përgjigja me sy të vesuar.
- Pse nuk ke besim për shpejt?
- Ka nisut çdo punë mbrapsht, për të ndërtuar sistemin kapitalist.
- Më konkretisht?
- Lërë Gim. Hiqe zakonin e pedagogut! Edhe kur më sjell rakinë e vëllezërve, kërkon të më marrësh në provim.
- Këto ditë, shumë kam menduar, për pyetjen që të drejtova. Kam disa paqartësi për ekonominë. Meqë ështe profesioni yt, dua të dëgjoj. Mos e tjerr gjatë, se e di, kur të kap pasioni për profesionin, nuk ka burrë nënë që të bën të pushosh!
- Ta këndojmë me parë këngën” Bejkë e bardhë”, që të vimë më në formë!
- Po ti me cilën këngë do të vazhdosh koncertin.
- Si dukat i vogel je.
- E pse me këtë këngë?
- Ne nuk po cikim gotat, por faqoret, për të kënaqur veshët tanë.
Gimi e nisi këngën labe me shumë kënaqësi. Ison ia mbaja unë, me shumë emocione, për të mos stonuar.
* * *
- Do të mundohem t’i jap shpjegim pyetjes suaj,- i drejtohem Gimit, pas koncertit .- Për të mos u merzitur, do të përdor arsyetimet e Sokratit, se e di që i njeh mirë. Me ndihmon mua, që ta nis, e të pushoj, të bën ty më aktiv në arsyetim. Dakort !
- Gjysëm dakort.
- E pse?
- Nuk më pelqen, që ju të jeni mësuesi, dhe unë nxënësi,- qeshi Gimi me sinqeritet.
- Pyetja jote qe: “ A do të bëhet ndonjë herë ky vend!”
- Po.
- Pergjigjja e çastit qe, se brezi ynë nuk do ta shohë të bërë. Pse? Zoti Gim cilën shoqëri po ndërtojmë praktikisht?
- Ekonominë tregut të lirë .
- Cili është rëndi ekonomiko- shoqërorë aktual?
- Kapitalizmi.
- Zoti Gim, cila klasë i drejton shoqeritë në rende të ndryshme ekonomiko- shoqerore?
- Historia tregon se komandimin e shoqerisë në skllavopranari e kanë pasur skllavopronarët, në feudalizëm feudalët, në kapitalizëm kapitalistat , në komunizëm komunistat me testa partie bënin ligjin .
- Pse deshtoi komunizmi?
- Ku ta di unë!?
- Sapo e pohove vetë .
- Çfarë pohova?
- Se komunistët respektonin teseren e partisë, dhe jo pronën private, që në kapitalizëm cilësohet e shejtë.
- Je marrok i madh. Nuk e kam menduar në këtë mënyrë, por ti ke të drejtë.
- U listove te partitë e djathta.Pse?
- Ti e di se ujë jam i djathtë.
- Pse?
- Gjyshërit e mi kanë qënë pasanik.
- Sa prona ke sot ?
- Asnjë. U shpërndanë me ligjin 7501.
- Ju sapo miratuat një konkluzion të saktë politiko- ekonomik.
- Çfarë thashë, të marrtë e mira !?
- Se themelet e kapitalizmit, u vendosën me praktika komuniste.Tani po të drejtoj pyetjen tjetër :” Rrokaqiellet e kapitalzimit, a kanë mundësi të qendrojnë në këmbë, mbi themelet e cekta të reformës agrare?”
- Ti je marrok i madh. Të bën çorap në mendim. Nuk ka mundësi të qendrojnë në këmbë. Dihet, se themelet, për çdo objekt, hapen mbi llogaritje të sakta inxhinjerike. Pse me fute në këtë qorrsokak?
- Për të hequr verbimin politik .
- E çfarë më këshillon?
- Të jeshë më i qetë në arsyetimet politike! Gëzuar!- dhe ndesha faqoret e rakisë, që Gimi të kuptonte, atë që pohoi vetë.
- Profesor,a e ke konceptin se ku ndryshojnë të majtët nga të dajthtët ?
- Dihet. Të djathtë janë të pasurit, të majtë janë morracakët.
- Pak ashpër e përcaktove.
- A më ke thënë se , të djathtët ndajnë në mënyrë të parabartë pasurinë, ndërsa të majtët ndajnë në mënyrë të barabartë varfërinë?
- Eshtë vertetë, se ta kam cituar shpesh thënie nga nobelistët. Të jeshë i bindur, se nuk jam aq i zgjuar, sa t’i nxjerr nga kaplloqja ime, konkluzionet e koncentruara, - dhe ngrita faqoren në gojë , për t’i dhënë kohë, të mos merrte flakë, për të na prishur ndenjen e organizuar nga ai.
- Deri tani ramë daktort se kapitalizmin e drejtojnë kapitalistët, të cilët janë të djathtë, se kanë shumë pasuri të tundshme, edhe të patundshme. Unë e ti jemi nëpunës shtetërore. Për të na ngritur pagat,e pensionet, duhen marrë tatimet e taksat nga kapitalistët. Kush e bën këtë marifet?
- Të majtët, kjo dihet, se e pohuam mësipër,- ma kthen Gimi gjysëm i habitur.
- Pse ju pedagogët e filoqylit u rreshtuat në krah të djathtë?
- Ne jemi pedagogë të fakultetit filologjik, mos e kalo masën!
- Me fal. Më ka mbetur në kujtese nga studentllëku . Filoqylsa u thirrsnim nga larg, sidomos kur shoqeroheshit nga bukuroshet e kursit.
- O kulim, a e mban mend si ju thërrisnim ju ekonomistëve?
- Fatkeqësisht e mbaj mend.
- A mund ta rikujtosh?
- Po ta lë ty, të kënaqesh si dikur.
- Njëqind studenët kanë njëqind këmbë në fakultetin ekonomik. Gëzuar! Ta kam thënë se një të mirë të madhe ke. Nuk të mbetet hatri kur të thumbojnë,- dhe me Gimin tokëm faqoret.- Ti pse nuk mbështet të majtët?
- Të njëjtat ëndërra si ti shoh edhe unë .
- E si ?
- Tërë natën shoh ëndërra duke administruar pronat e gjyshërve. Në mëngjes, me hap rreshtor shkoj në punë, për të marrë pagën, për të rritur kalamajt.
- Pra?
- Me trashigimni dhe profesion , jam tërësisht i djathtë. Realiteti me la majtas. Nga ky dyzim nuk dal fare në votime.
- E pse i dyzuar?
- Në gjykata kërkoj pronat e gjyshërve. Me sindikatat kërkoj ngritjen e pagave. Gimo, e di që të dua. Nuk mund te rri pa u shprehur ndershmërisht. Për mua, ka një fare paburrërie në veprimet tuaja.
- E cilat janë? – me pyet Gimi me vetulla të shtrenguara.
- E kuptoj qëllimin e mirë tëndin, për të mbështetur ish studentin, dhe për të shitur librat tuaj, edhe të mitë. Ku arrite me këtë veprim? Deputet nuk doli asnjëri. Librat shkuan për ambalazhimin e byrëkeve me gjizë!? A ka më keq se kaq?
- Ku qendron paburrëria ime?
- Sëbashku me ty, e gjithë shoqërija jote, me mua në krye, nuk lamë zyrë të majtëve pa trokitur, qe ti të zgjidheshe dekan. Ti na zhgënjeve duke u listuar te të djathtët. Besoj e kupton se sa të veshtirë do ta kemë kur të takoj miqtë e mi të majtë, që ndërhyra për t’u ngritur në detyrë zotnia jote?
- Ta marrim edhe nga një këngë se më pëlqyen shumë të parat,- propozoi Gimi, për t’i bishtnuar përgjigjes.
Pastrova fytin ,me raki , për të qënë gati për të mbajtur isofoninë.
* * * *
- Më ke fyer , ma ke bërë mendjen çorap,por dua të dëgjoj deri në fund?- me drejtohet Gimi, pas koncertit akapela.
- E lëmë! Jemi ende me hënë të mirë.
- Jo.Jo. Vazhdo!
- Deri tani ramë daktort se; kapitalizmin e drejtojnë kapitalistët; janë të djathtë, nga që kanë shumë pasuri të tundshme, edhe të patundshme
; themelet e kapitalizmit në Shqiperi janë vendosur mbi demagogjitë komuniste.
- Pas këtyre pohimeve po të shtroj pyetjen: “ A ka parti politike të djathtë në Shqipëri ?
- Pse me fyen! Dihet që ka.
- A mund të jetë parti e djathtë ajo, që në program elektoral shpall ,se me marrjen e pushtetit do të shpronësojnë kulakët?
- Jo kulakët, por oligarkët do të shpronësojmë, me marrjen e pushtetit .
- Ne kapitalizëm ka kapitalistë. Termat kulak, oligark, janë thjeshtë demagogji populiste, për të ndërsyer të varfërit ndaj të pasurve. Fatkeqësisht , dihet se të parët janë me të shumtë se të dytët. Me urrejtjen e të varfërve ndaj të pasurve, u ushqye demagogjia e revolucioneve komuniste.
- Po. Të drejtë e ke. Historia e aprovon me fakte të shumta.
- Këto zgjedhje treguan dy fakte kokëforte të shoqërise kapitaliste.
- E cilat janë?
- Njëri kapitalist vihet në krye të një partie të majtë dhe nxjerr tre deputet. Kapitalisti tjetër, për mua është më i zgjuar, se pa bërë bujë, edhe zhurmë, nga listat e të majtëve i fitojnë i biri, edhe dhëndërri , karriket e deputetllëkut.
- Këto dy raste, janë faktet kryesore per shitbeljrjen e votave, - uluriti Gimi.
- Ta jap me siguri matematikore ,se vetëm ato dy ,nuk kanë dhënë një cent gjatë fushatës, për blerje votash, - i kthtehem me qetësi.
- Këtë e di i gjithë opinjoni në Shqipëri,- nguli këmbë Gimi.
- Janë opionistët komunistë, që lakmojnë pasurinë kapitalisve, që i përhapin ato përralla, të cilat, fatkeqësisht, janë ngulitur edhe në trurin e mikut tim më të mirë. Gimo, gëzuar se më mbyte në pyetje!
- Do ta ma sqarosh se s’ bën, pse je i bindur matematikisht, që ato dy kapitalistët nuk kanë shpenzuar asnjë cent në fushatën e elektorale për blerje votash.
- Thjeshtë. Nuk kanë pasur nevojë për të bërë atë veprim.
- E pse ndryshe nga të tjerët?
- Se janë kapitalistë të zot, e kanë vënë pasurinë.
- Ende nuk të kuptoj.
Ngadalë-ngadalë, duke prekur edhe mezet, edhe rakinë , u mundova t’i jap shpjegime për arsyetimet e mija ekonomike.I dhashë këto koncepte bazë. Një nga sukseset e tyre, është se punonjësit ata i paguajnë, dhe i trajtojnë më mirë se administrata shtetërore, se ndryshe ata largohen. Ata luten për pronarët e tyre për jetë të gjatë, dhe mbarësi të bisnesit.
- Në këto kushte mirësije, punonjësit e tyre, me çfarë fytyre mund t’u kërkojnë pronarëve para për voten?- e bëra pyetjen në tonalitet pak të lart.
- Të zuri rakija?- më pyet Gimi i shqetësuar.- Ta këndojmë edhe nga një këngë , se mirë do të na bëjë !
- Shumë dakort jam.
- Përpara se të nisim këngën do ta bëj edhe një pyetje. Kapitalistët pse lakmojnë pushtetin, kur kanë pasurinë?
- Minimalja, për ta ruajtur pasurinë nga politika . Maksimalja, për t’u bërë më i pasuri i botës ,- duke parë Gimin , që më veshtronte si guak, me kapi një gaz i marrë.
Ngritëm dolli. Kënduam akapela. Erdhëm në formë , kur Gimi dha konstatimin përsonal, se para e madhe është hedhur në fushatë për blerjen e votave.I kujtova, se shpenzimet elektorale nga viti në vit janë rritur, jo vetëm në Shqipëri, por ankënd botës ku ka shoqëri kapitaliste.
- Këto të majtët tanë, a do ta lëshojnë ndonjëheë pushtetin?- ma ndërpreu barabarisht arsyetimin.
- Po nuk u organizua e djathta sipas parimeve të djathta, shumë vonë kemi për të parë rotacion politik, - i përgjigjem me vetulla të shtrenguara.
- Mbi këto bindje, mendon, se ky vend nuk do ta shohim të bërë nga brezi ynë?
- Më ke kuptuar deri diku.Më vonë do ta kuptosh tërësisht..
- Çfarë kam kuptuar ? Kërkon të më përmbysësh çdo koncept timin politik, dhe pret që unë ta miratoj. Me vota ata fitojnë, se kanë para , dhe hile shumë në kutitë e votimit. Sipas teje mbetet vetëm një rrugë për të marrë pushtetin.
- E cilë mendon ti zotni Gim.
- Organizimin e revolucionit demokratik.
- Të kam ditur me të mençur mor burrë,- i kthehem duke qeshur me zë të lartë.
- Pse me hap dhëmbët?- më pyet Gimi i nervozuar.
- O profesor i fakultetit F i l o l o g j i k! A e shqiptova saktë?
- Pak gjatë i re ,por gabime gramatikore nuk ke bërë. Vazhdo!
- Marrja e pushtetit me dhunë dhe eksportimi i revolucionit, janë dy teoritë bazë për shtrirjen e konunizmit në botë. Besoj e di, se e kemi dhënë provim materializmin historik edhe në shkollën e mesme, edhe në shkollën e lartë. Komondanti legjender, Çeki Vara, la Kubën për të eksportuar revolucionin në Amerikën Latine.
- Po.- miratoi Gimi gjysëm i mpirë.- Ti po më akuzon për komunist?
- Jo. Unë e di mirë, se jeni antikomunistë të flakët si ti ,edhe kolegët tuaj të fi lo lo gji kut. Kush e di sa herë ma ke pohuar këto tridhjetë vite, që ndërroi sistemi, se jeni atikomunistë të thekur. Nuk e kuptoni se keni një zhbalancim midis të thënës, dhe të bërës?
- Nuk e kuptoj zhbalancimin.
- Vetëm në Shqipëri, e djathta kërkon t’i marrë pushtetin të majtëve, me teorite ultra komunistë. Më kujtoni përpjekjet e Sizifit mitik , për të ngjitur gurët në mal. Gëzuar ,o , se na mërzite!
* * *
- Nga zhbalancimi midis të thënës, dhe të bërës, ti mendon se e djathta shqiptare nuk ushqen frymën e shpresës për të ardhur ne pushtet?- më pyet Gimi, me sinqeritet maksimal , pas një heshtje të gjatë.
- Me ke kuptuar drejtë. E di, se je burrë i zgjuar,- i bëj qejfin për ta qetësuar.
- Çfarë kam kuptuar ? Më ke trullosur në mendim.
- Besoj se kam të drejtë.
- Pse ke të drejtë, po të duroj, pa të sharë vendshe, o kaqol !- dhe Gimi u çil për humor.- Me sa kap kaplloqja ime, ti mendon, se e djathta i humbi këto zgjedhje, se u fut me kartat e populizmit në garë, për të cilat të majtët janë mjeshtra se luajnë prej shumë dekadash.
- Me ke kuptuar drejtë. Pesë deputet e djathtë, që u bashkuan më të majtët, po të rreshtoheshin në krah të dajthtëve , do të fitonit zgjedhjet, sipas numrave të çertifikuara nga KQZ-ja.
- Po me habit. E djatha po bën propogandë se fitorja e dy kapitalistve, është fakti kryesore se u shitën dhe u blenë vota e sovranit.
- Me arsyetimet tona, e shpjeguam, se vetëm ata, nuk kanë pasur nevojë të blejnë votat.Pra….
- Edhe pas zgjedhjeve “antikomunistët” ende vahzdojnë të mendojnë me idetë e komunizmit për të marrë pushtetin.
- Shume saktë e përmblodhe.Të kam thënë se je burrë i zgjuar. Gëzuar profesor Gimi!
- Ti je në përkrahje të atyre që kërkojnë dorëheqjen e liderit të të djathtëve?
- Këto janë punë të brënshme të partive, dhe nuk kam pse fus hundët unë, që jam i panagazhuar në ndonjë parti politike.
- Një mendim e ke.
- Unë di , se në garat sportive , janë trajnerët që marrin si meritat, edhe masat ndeshkimore , për rezultatet e sportive. Eshtë e vertetë?
- Po. Po, - pohonte Gimi duke parë lart në qiell.- Kryetari i opozitës më duket goxha burrë. Si të japë dorëheqjen?
- Ta thashë edhe më përpara, për mua nuk ka rëndësi dorëqehja e iksit, apo ypsilonit .
- E çfarë ka rëndësi për ty?
- Programi politik i hartuar nga partitë të djathta. Atë ditë që të djathtët do të pastrojnë programet , nga dogmat e komunizmit, do të lindë shprea për të ardhmen. Te jeshë i bindur, si unë, dhe sovrani , që na keni emërtuar elektorat gri, do të vimë në votime masivisht, për të përmbysur të majtët.
- Nuk do ta pranosh se pushtetmbajtësit shfrytëzuan administratën publike për manipulimin e votave?
- Jo.
- Kjo u pa nga të gjithë.
- Jeni ju shkaku, që ato u tufëzuan rreth pushtetmbajtësve.
- Je pak i çekulibruar në mendime. Edhe për këtë fakt do të akuzosh të djathtët? Ta dëgjojmë shpjegimin !
- E para, e dorëzuat pushtetin lokal , duke mos marrë pjesë në votime, se të hënën , me revolucion do të merrnit pushtetin!? E dyta, gjatë fushatës e trembët administratën publike, duke i kërcënuar, se me të marrë pushtetin , do t’i pushonin masivisht nga puna. Nga këto dy arsye, administrata mud ta kenë bërë edhe ndonjë hile, zollum, për të siguruar bukën e kalamajve.
- A do ta pranosh se ligji elektoral qe skandal?
- Po.
- Kush e ka përgjegjësine për këtë fakt?
- Persëri përgjegjësinë e mbajnë të djathtët.
- Po më çudit!
- Keni dy vite që braktisët parlamentin dhe zgjodhet rrugët, trotuaret për të bërë protesta komuniste. Keni pritur,qe sullatani do të bënte ligje, për t’u dhuruar pushtetin!?
- Po për rrotacion a je, mor burrë?
- Jo. Termi “rrotacion, është si përrallat me mbret, që shkruajmë unë e ti. Tragjedinë e Shkespirit “ Hamleti “ pse e cilësoni kryevepër të letërsisë?
- Lëri shpjegimet artistike. Fabula mbi cilin konflikt është ngritur?
- Për pushtet vrau vëllai- vëllanë, dhe nusen e tij e futi në krevat.
- E pse prisnit që sullani i ri t’u dhuronte pushtetin? Kësaj shqiptarë i thonë : “ O zot bëjë ëndërr !? Fatkeqësisht , edhe pas zgjedhjeve , mbi ëndërra keni ngritur terorite politike , për të mos pranuar verdiktin e sovranit. Tridhjetë vite i njëti avaz, nga humbësit:” Duam zgjedhje të reja,se kundërshtari na i vodhi votat! ” Kush e pëlqen këtë qemane ,që interpretohet në të njëjtat akorde qaramansh?
- Na cilësove të tërëve komunistë, po ti me ke dreqin je?- më pyet Gimi me zë shumë.
- Nuk kam rënë ende në logjikën komuniste, që kundërshtarët ideologjik i cilesonin të deklasuar, kulakë, e dreqi mban mend të tëra emërtimet. Komunistatët në këtë pikë janë më trima se ju. Deklaronin se janë komuniste dhe të urdhëronin për të bëre si thonin ata. Ndërsa ju, deklaroheni antikomunistë të thekur , dhe në praktikën politike keni parimin bazë të komunistëve, thellimin e luftës së klasave. Ma shpjego pak zotni Gim !
- A është bërë ndonjë punë e mirë në komunizëm?- më thumbi tinëzisht Gimi, me gojën plot.
- Po. Punën më të mirë që kanë bërë, kur u erdhën mend, i mbushën auditorët e fakultetit ekonomik me studentë, e studente , secili më i bukur , dhe më i zgjuar së shoku, apo shoqja. Besoj, se ti, ndryshe nga kolegët tuaj, nuk do të kërkosh të më arrestojnë,si i inxhinjeren e talentuar, se po mbroj komunizmin.
- Jo. Jo. Mos të keshë frikë! Bukur më rreshqite,- e Gimi qeshte me veten.
- E mban mend profesor ,si më thojë për gocat e kursit tim?
- E mbaj mend, e mbaj. Pse ishin të bukura, dhe shumë të zgjuara, u martova me kolegën tënde.
- Si antikomunist i thekur që je , pse nuk divorcohesh nga kolegia ime!- e gjuaj papritmas Gimin.
Nga e qeshura i shkoj ushqime keq . Zuri të kollitej, të teshtinte, sa mendova kaq e pat antikomunisti i flaktë.
* * *
- Si ta ndaj gruan , o i çmendur? – m’u turr profesori ,sapo mori veten.- Eshtë nëna e kalamajva të mi. Këtë ti e di mirë.
- Jam i bindur se nuk e ndanë, - i kthehem duke qeshur në oktavët lart.
- Pse ma kërkove? Ku do të dalësh!
- Hiqi nga goja; derr-verret, themi ne të veriut ; terci-vercet , thoni ju të jugut , shprehjet barbare:” Jam anikomunist thekur! Je komunist i qelbur”. Nuk të shkojnë në gojë tridhjetë vite , pa e andarë një ditë.
- Sa i babzitur je, - e ktheu drejtimin e bisedes, Gimi.- As gjysmën e faqores nuk e ke shkundur.
- Ma zure në fyt . Më ke futur në provim. Më mbyte me pyetje.
- Tani nuk ke të drejtë, - më përgjigjet Gimi duke qeshur.
- E pse?
- Fatkeqësisht sot ju jeni profesori, dhe unë studenti. Më ke marrë në konsultme, për të më shpjeguar ekonomine politike të kapitalzmit. Me që më ke bindur, të jap fjalën, se përsëri do të vazhdoj me pyetje, - e Gimi ndeshi qaforet trup me trup.
- Të kam thënë se nuk e njoh pedagogjinë.
- Keni shumë të drejtë me këtë konstatim. Bie në sy mënjeherë ky fakt.
- Si më duron?
- E para, të kam mik.E dyta, edhe rradakja ime i kërkon drutë të prera shkurt, - e Gimi qeshte me humorin e vet.
- Jo. Jo. Nuk je krejt i trashë. Han pyka. Dikur trungun do ta ndajmë . Po e shoh mirë, se gjysmin e litrit të rakisë, që është në shishen plastike, do ta çosh në shtëpi.- nuk vazhdova më, se më kapi një gaz marrok, kur shihja Gimin, që mbante faqoren në dorë dhe as nuk e çonte as në gojë, as nuk e linte mbi stol.
- Më ka mbetur në mendje, - rinisi Gimi.- E the me nxitim , apo e ke bindje,që nuk je për rotacion politik?
- E thashë me bindje se nuk jam për rotacion . Kësaj pyetje do t’i japim përgjigje, pasi te qartësojmë disa koncepte të ekonomisë politike të kapitalimit. O “antikomunist” i stërbetuar ,shkurt pse deshtoi komunizmi ?
- Nuk e di.
- Eshtë e thjeshtë. Deshtoi se bëri lanet pronën private .
- Po. U sekuestruan edhe makinat qepëse të rrobaqepsëve, për t’u hequr konceptet e kapitalimit.
- Pohim, e porsa berë nga ne , ekonomistët e sotëm të kapitalimit e kanë përmledhur me këtë shprehje humoristike : “ Shoqërizimi masiv i pronave, ështe identik ,si të dendesh me alkool një adolishent, dhe për t’i nxjerrë pijen, i jep në dorë çelsat e një Ferrari , të porsa dalë nga fabrika.”
- Bukur. Bukur. Punë e kryer, për të mos e parë me atë mjeran,- miratoi Gimi buzagaz.
- Me eleminimin e pronës private, u shkatërrua karrjera përsonale . E kemi parë me sytë tanë faktin, që fëmijëve, dhe nipërve të të pasurve, nuk u jepej e drejta të rregjistroheshin në shkollat e larta.
- E vertete është. Ka fatkeqësisht raste të shumtë.
- Eshtë e vertetë, që me një kurs partije emëronte drjetuesit e administratës së lart shtetërore?
- Po.
- A mund të ketë praktikë më të keqe se kjo?
- Jo.
- Në këtë drejtim çfarë ka ndryshuar këto tridhjetë vite në pseudodemokraci , nga praktikat komunsite?
- Ka ndryshime. Shkolla e partisë është mbyllur me kohë.- ma kthen Gimi, i bindur se më kapi në arsyetim.
- Ke të drejtë. Sot nuk emërtohen shkolla partije, por uneversistete private,- ia ktheva në vend.- Sa fakte më kë dhënë ti, se pa mbaruar shkollat e mesme, janë diplomuar me të lartën te privatët?
- Fatkeqësisht shumë.
- A sheh ndonjë ndryshim midis ty diplomave?
- Jo.
- Fatkeqësisht ka pak ndryshim.
- E cili është?
- Në kohën e qepës, kursantët partiakë, bënin bera, e rrufera se janë komunistë njëzetekatër karat. Në shkollë u mësonin se partia është e para, dhe më pas Shqipëria. Ngo kjo bindje deklaronin se janë të gatshëm të falin nga ditët e tyre komandantatit legjendarë. Të diplomuarit e sotëm, i ndërrojnë partitë, si mbreti gratë , thjeshtë për zënë një karrike shtetëre.
- E vertetë dhe kjo.
- Nuk mund t’i hedh poshtë,- pohoi Gimi me zë të ulët.
- Nga pohimet e msipërme del konkluzioni, se si në komunizëm, edhe sot në pseudodemokraci, karjera është hapur vetëm për militantët partiakë. Je dakort?
- Edhe po, edhe jo, - e Gimi kruante kokën kot.
- Për t’u kthjellur në arsyetim po të shtroj pyetjen tjetër . A je i bindur se sot, se në të gjitha partitë plitike, militantët e kanë të thadruar në kokë shprehjen e vjetër të komunizmit : “ Kur themi partija nënkuptojmë Lenin, dhe kur permendet Lenini nënkuptojnë partinë.”
- Te të majtët është kjo bindje, te ne të djathtët jo,- më kthen Gimi me ton autoritar.
- Si e shpjegon faktin që ju të djathtët akuzoni vetëm kryeministrin për çdo budllallëk, apo korrupsion të administratës.
- Dihet, se komandanti i mban tëra përgjegjësitë.
- Nëse pranojmë këtë pohim, pas humbjeve të njëpasnjëshme pse nuk kërkoni dorëheqjen komandantit tuaj?
- Ore kopuk. Ti je i majtë apo i djathtë?- më drejtohet Gimi i turullosur.
- Po mundohem të arsyetojmë më të njëjtin standart,- dhe ngrita faqoren, për t’i lënë kohë Gimit të mbidhte mend në kokës.
- Pse hyre në këtë shteg?- me pyet Gimi me sinqeritet.
- A me the se po të bëj konsultime për ekonominë politike kapitaliste. Pas tërë ketyre pohime, bëja rezumenë!
- Ti, kërkon, të më mbushesh mendjen, se politikat ekonomike kapitaliste nuk mund të bëhen nga partitë Leniniste.
- Rezume shumë e saktë.Të kam thënë se je i zgjuar. Fatkeqësisht , pragmatizmi të çorjenton ndonjëherë . Gëzuar! – dhe ndeshëm faqoret buzagaz.
* * *
- Ende nuk ke dhënë përgjigje pyetjes sime : Pse nuk je për rrotacion të pushtetit? - e rinisi avazin Gimi.
- Përmlidhi konkluzionet që miratuam sëbashku ! Ke për ta dhënë vetë përgjigjen pse nuk jam për rrotacion fiktiv të pushtetit,- i kthehem me buzëqeshje profesorit.
- Po fjalën fiktiv pse e shtove?
- Për të kujtuar se nga njëzetenëntë nentori i vitit 1944 , të mjerën Shqipëri e drejtojnë vetëm të majtët.
- Jo mor burrë, mos harro, se në vitin 1992 e shëmbëm komunizmin, se pushtetin e morën ne të djathtët.
- Eshtë më se e vertetë, se në vitin 1992 e morët pushtetin ju ” antikomunsitët e thekur” . Shhkatërruat bazën ekonomike të komunizmit, me parimin a famshëm të “ çekut të bardhë” ,por jo ndërtimin i shoqërisë kapitaliste, e cili ështe baza e programit politik të të djathtëve.
- A je në vete. Çfarë thua? Kur morëm pushtetin ne nisëm reforma të thella në ekonomi.
- Po. E miratuam me përpara , se e nisët punën , nën drejtimin e partisë leniniste, me reformën agrare, që ështe teori, e praktikë, e pastërt komuniste . Thelluat luftën e klasave, sa në vittin 1997 e çuat popullin pranë luftës civile, për të ruajtur karriket leniniste ,- ia ndërpreva profesorit hovin revolucionar.
Gimi shtrengonte nofullat, tkurrte muskujt e fytyrës, kruante kokën. E shihja mirë që diçka e pengonte, për t’u shprehur.
- Sipas mendjes tënde, ne jemi komunistë?- më pyet Gimi, pasi mblolli kallaballëkun në kokë.
- Ju të vetëshpallurit antikomunistë, për mua, jeni nxënës të këqij të komunizmit.
- A mund të ma shpjegosh këtë shoku komunist?- më thumbon Gimi buzagaz.- Jam dakort me veprimin komunist , që zbukuroi fakultetin ekonomik, po tjetër çfarë kanë pasur të mirë, që na cilëson nxënës të këqij?
- Po të jap një fakt kokëfortë. Sa qenë komunistët në pushtet, nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të emërohet kryeinxhinjer, një përson, që nuk kishte mbaruar fakultetin e inxhinjerisë, dhe minimalja, pesë vite përvojë punë në prodhim .Zoti Gim! A është e vertetë kjo praktikë?
- Fakt është. Ku dreqind do të dalësh?- dhe Gimi më shihte në sy, sikur donte të më hante.
- Çfarë të mirash, mund t’u sjellin në parlamentin shqiptarëve , kandidatët njëzet vjeçar, të rreshtuar në listat e të djathtëve, që deklarojnë me mburrje , so po vazhdojmë fakultetet private?
- Ke të drejtë. Asnjë të mirë nuk bien, jo vetëm nga arsimimi i dyshimtë, por edhe nga mungesa eksperiencës profesionale- pohoi profesori me bindje akademike.
- Një të mirë e ka,- e thumboj përsëri.
- E cila e mirë është?
- Janë ushtarë shembullorë për udhëheqesit leninistë. Gëzuar! Më lodhe ! Profesor! Më lër ta pi një pikë raki, e të ha ndonjë bri qëngji, të cilat vetë i ke sjellë. Na kujto eksperiecën tëndë në këtë fushatë zgjedhore!- u mundova ta kaloj topin në fushën e Gimit.
- Nuk i mbaj mënd,- ma preu shkurt profesori.
- T’i kujtoj unë, por t’i përshkruaji me humor,- u mundova të kthej topin në fushën e tij.
- E çfarë do të më kujtosh?
- E mban mend përgjigjen e fshatarit, kur ishtudenti yt i bëri premtimin antikapitalist, për uljen e taksës së pasurisë se patundshme?
- Po. E tha : “ Që kur kanë hyrë në Shqipëri pushtuesit fashistë italjanë, në anët tona nuk janë parë as taksidarët , e as qehallarët, për të marrë taksën që premton zotërija e juaj se do të na falë.” M’u duk burrë i zgjuar kopili.
- Si ia ktheu” kopilesha”, kur premtuat se do të ngreni pagat? Të kujtohet zoti Gim?
- Më kujtohet. Më kujtohet.E tha: “Ne në fshat nuk e njohim konceptin e pagës. Do Perëndia nuk më ngreni fustanin, se për të tjerat të tëra janë premtime të gënjeshtra.”
U ndez Gimi. Kujtoi premtimet te bsinesmenët e vegjël.” Do t’ua ngrejmë!- Do Zoti na e ngrëjnë atë që na është ulur , nga lodhja e ditës!- Pagat, mo.- Pagat i ulim, e i ngrejmë vetë , sipas halleve familjare dhe në funksion të rritjes së bisnesit, o marrokë .” - “Do t’i ulim .Do Zoti nuk na turpëroni ! - Taksat e tatimet, mo.- O marroke pse na lodhni ? Deklaroni, se ekonominë informale do ta formalizoni, ketej beni te tille premtime !”E ndiqja me kënaqësi humorin e profesorit, si atntikomunist i thekur.
- Mjaft qeshe, o kulim ! Ta ngremë një dolli për shoqërinë tonë!- më urdhëroi Gimi, si një lab i vertetë.
Me faqore, nuk ka dolli me fund ,kjo qe arsyeja pse i braktisa gotat plastike në fillim. Ne atë humor e kënduan edhe nga një këngë. Edhe me mishin e gjëngjit, edhe djathin e freskët, edhe me të tjerat, u morëm bukurmirë.
- Me që me quajte pedagog i ekonomisë politike, bëja rezumenë konsultimeve , ta marr vesh se sa mësimdhënës jam, e sa kapacitet ka studenti,- e gërgas në një pushin të merzishëm.
- Po, - dhe Gimi buzëqeshente duke menduar. – Unë kuptova se, kapitalizmi ndertohet duke studjuar ekonominë politike të kapitalzmit , dhe i drejtuar politkisht nga kapitalistët e susksesshëm, dhe të ndershëm.
- Dhjetë me yllë për përgijgjen. Me saktë nuk e kam degjuar nga dikush tjetër.Gëzuar! Qerrata! Je nxënës shumë i zgjuar!
- Dhjeta me yllë me pëlqeu, po atë qerratallëku pse e fute në fund, - dhe Gimi qeshte në oktavët lartë.
- Më fal ! Duhet të më kuptosh! Për herë te parë po bëj mesuesin. Me atë fjalë mendova se të përkedhela. Pse më pelqeu zgjuarsija e nxënesit me rreshqiti,- ia ktheva në vend.
* * *
- Besoj se u qartësua pohimi im, që të kam dhënë në fillim të kësaj ndënje.
- E cili qe?- më pyet Gimi me kërshëri.
- Brezi unë nuk e sheh këtë vend të begatojë si shtetet komshi.
- Me fal! Nuk jam aspak dakort me këtë pohim. Nga natyra jam optimist, dhe jo pesimist,- e preu Gimi troç.
- Atë natë, që pritej të pranonte humbjen kryetari i kualicionit të ashtuquajtur i djathtë, dëgjova thirrjet e militantëve : “Poshtë komunizmi!” Më vjen neveri kur e dëgjoj këtë slogan absurd në shekullin njëzetenjë.
- Pse?
- Nuk më shkon ndermed, për asnjë çast të vetëm , se komunizmi mund të rikthehet më në Shqiperi.
- Pse kaq kategorik?
- Me privatzimin e pronës, është zhdukur baza e eknomike e socializmit. Nga opinoni botërorë, janë hedhur në koshin plehrave teoritë socialiste , se vetëm shteti e merr përsipër zhvillimim ekonomik të vendit . Edhe Lenini , po të ngrihet nga varri , nuk ka çfarë bën, mbi këto fakte kokëfortë.
- Po. E mbaj mend, thënien e ekonomistëve bashkëkohor.
- Na i kujto se çfarë kemi pohuar deri tani!
- Kujtoi ti , per të mos i bërë lëmsh unë!
- Pohuam, se partitë e djathta janë të tipit Leninist, nga fakti se kryetari i di të gjitha, prandaj nuk gabon asnjëherë.
- Po termin “ tip” pse e përdore ?- me thumbon Gimi .
- Pse është term komunist, e perdora si vulë, për të mbrojtur pohimet tona. Me sloganat e komuniste nuk ndërtohet kaptitalizmi, o porofesor i fi lo lo gji kut! :”Të shpronësojme kulakët! Të shpronësojme oligarkët! Poshtë komunizmi ! Poshtë satrapi Zog,! Ta marrim pushtetin me revolucion demokaratik ! Ta eksportojmë revolucionin portokalli nga Ukrahina në Shqipëri! “ A sheh ndonjë ndryshim ideologjik, nga sloganet tuaja me të komunizmit? - e më kapi një gaz i shfrenuar, kur shihja profesorin duke pucërruar sytë.
- Nuk të marr vesh. Cili je ti more burrë?- e Gimi nisi këngën për qejfë të vet.
- Miku që të do shumë, mor …! ,- më rreshqiti fjala, alla shqip.
- O miku im! Ti bën , mirë që nuk merresh me politikë. Nga konceptet që ke në kokë, po ti shprehësh në parti, shumë dajakun do ta kishe ngrënë, more ….,- ma ktheu reston Gimi, duke levizur, me shumë kënaqësi, dorën e djathtë sa lartë, e dhe poshtë.
- Pse ia njoh vetes të metat ,e dobësitë, nuk u jam qasur partive leniniste, - ia ktheva menjëherë .
- Në se nesër krijohet një parti e djathtë, sipas koncepteve tuaja, si do të veprosh?
- Dua të sqaroj edhe një koncept ekonomik , përpara se t’i jap përgjigje pyetjes tende.
- Po të degjoj!
- Në ekonomi është më se e sigurtë, se nëse nuk i bën analizë, me laps të mprehur hollë humbjeve, pas dere ke falimentimin.
- Dihet.
- Edhe dihet, edhe nuk dihet. Pse ! Çfarë ndryshimi kanë slloganet :” Ne nuk administrojme humbje!” Me partinë në ballë po shkojmë nga fitorja ne fitorje!” Për tetë vite nuk bëtë një analizë për humbjet e njëpasnjëshme. I ratë shkurt. U qarravitet rrugëve, e trotuareve, me sloganin se ne fituam, por kundërshtarët na vodhen votat. E njejta praktikë si e komunistëve në fund të sundimit të tyre. Ndonëse i madh,e i vogël, e shihte se ekonomija po shkonte në mjerim, sa edhe bari po shitej me tolona, nuk e prehnin lapsin si ju, për të nxjerrë vendin nga kriza.
- Kërkon të më mbushësh mendjen se edhe në jemi buzë falimentimit ?
- Je student shumë i zgjuar,- dhe ngrejta faqoren e rakisë në gojë.
- Ende nuk m’i ke kthyer përgjigje pyetjes, që të bëra më përpara,- ma kujton profesori me gojën plo .
- Profesor Gimi! Po ta deklaroj me shpirtë! Nëse nesër krijohen partitë vertetë të djathta ,për hatër të fëmijëve, për të mos më ikur në emigracion, për hatër të fisit, të kombit, që mos të shpërbehet, të jap fjalën e burrit, se do të jemë aktiv, mesa fuqi mendore , e fizike, që më kanë mbetur.
- Dorëzohem. Ke të drejtë. Brezi ynë nuk ka për t’i parë të realizuara ëndërrat që pamë në fillimin e viteve nentëdhjetë, te shekullit njëzet- dhe sytë ju mbushen më lot, se ju kujtuan nipërit, e mbesat , larg, në emigracion, të cilët ende nuk kanë mësuar të flasin shqip.
- Mos u bëj qaraman ,si partitë e djathta, që ankohen në kancelerite e botës , se të majtët na vodhën votat! – e thumboj , për të dalë nga ajo gjendje shpirtërore.
- Ti do vrarë me bukë në gojë! Me njeh mirë. Ma kthen kulaçin, sipas deshirës tënde ,dhe unë e ha me kënaqësi, - replika dha efektet e saja ,se Gimi nisi të qeshë me zë të lartë.
- Edhe një pyetje do ta bëj. Po për hajdutllëkun e pasurisë kombëtare nga oligarkët , si mendon të veprohet?
- Po vazhdon avazin , duke më pyetur sipas doktrinës komuniste .
- Më ftillo pak!
- Me hajutët, kontrabandistët, kriminelët, …….. merret drejtësia, e jo politika. Vetëm drejtësia ka të drejtë të japë vendime për izolim në burg, shpronësim të pasurive të padokumentuara sipas legjislacionit në fuqi.
- Nuk kam shpresë. Drejtësia është me makute se politika, për t’I përvetësuar tjetrit pasurinë.
- Unë shpresoj, të përfundmi i reformës në drejtësi, dhe te kushti që ka vënë BE-ja:” Pa ndërtimin e shtetit ligjor, mos aplikoni për të ardhur te ne !”
Fatmir Lohja
Tiranë , më14 .05.2021