Pas votimeve nr 4

Kultura

Pas votimeve nr 4

Nga: Fatmir Lohja Më: 26 maj 2021 Në ora: 07:34
Fatmir Lohja
  • Nga zhbalancimi midis të thënës, dhe të bërës, ti mendon se e djathta shqiptare nuk ushqen frymën e shpresës  për të ardhur në pushtet?- më pyet  Gimi, pas një heshtje të gjatë.
  • Me ke kuptuar drejtë. E di, se je burrë i zgjuar,-  i bëj qejfin për ta qetësuar.
  • Çfarë kam kuptuar ? Më ke trullosur në mendim.
  • Besoj se kam të drejtë.
  • Pse ke të drejtë, po të duroj, pa të sharë , o kaqol !- dhe Gimi u çil për humor.- Me sa kap kaplloqja ime, ti mendon, se e  djathta  i humbi  këto zgjedhje, se u fut me kartat e populizmit në garë, për të cilat të majtët janë mjeshtra. Dihet se ata  i  luajnë prej shumë dekadash.
  • Me ke kuptuar drejtë. Pesë deputet e djathtë, që u bashkuan  më të majtët, po të rreshtoheshin  në krah të dajthtëve ,  do të  fitonit  zgjedhjet, sipas numrave të çertifikuara nga KQZ-ja.
  • Po me habit. E djatha po bën propogandë se fitorja e dy kapitalistve, është fakti kryesore  se u shitën dhe u blenë vota e sovranit.
  • Me  arsyetimet tona, e shpjeguam,  se vetëm ata, nuk kanë pasur nevojë të blejnë votat. Pra….
  • Edhe pas zgjedhjeve “antikomunistët”  ende vazhdojnë të mendojnë me idetë e komunizmit për të marrë pushtetin.
  • Shume saktë e bërë rezumenë.Të kam thënë se je burrë  i zgjuar. Gëzuar  profesor  Gimi!
  •  Ti je në përkrahje të atyre që kërkojnë dorëheqjen e liderit të të djathtëve?
  • Këto janë punë të brënshme të partive. Nuk kam pse fus hundët. Jam i panagazhuar në ndonjë parti politike.
  • Një mendim e ke.
  •  Unë di , se në garat sportive , janë trajnerët që marrin  si meritat,  edhe masat ndeshkimore , për rezultatet e sportive. Eshtë e vertetë?
  • Po. Po, - pohonte  Gimi duke parë lart në qiell.- Kryetari i opozitës më duket goxha burrë. Si të japë dorëheqjen?
  • Ta thashë edhe më përpara, për mua nuk ka rëndësi dorëqehja e iksit,  apo ypsilonit .
  •  E  çfarë ka rëndësi për ty?
  •  Programi politik dhe ,organizmi jo Leninist  i partive  të djathta. Atë ditë që të djathtët  do të pastrojnë programet , nga dogmat e komunizmit, do të lindë shpresa për të ardhmen. Te jeshë i bindur, si  unë, dhe sovrani , që na keni emërtuar  elektorat gri, do të vimë në votime masivisht, për të përmbysur të majtët.
  • A do ta pranosh se pushtetmbajtësit shfrytëzuan administratën  publike për manipulimin e votave?
  • Jo.
  • Kjo u pa nga të gjithë.
  • Jeni ju shkaku,  që ato u tufëzuan rreth pushtetmbajtësve.
  • Je pak i çekulibruar në mendime. Edhe për këtë fakt do të  akuzosh të djathtët? Ta dëgjojmë shpjegimin !
  • E para, e dorëzuat pushtetin lokal , duke mos marrë pjesë në votime, se të hënën ,kinse , me” revolucion” , do të merrnit  pushtetin!?  E dyta, gjatë fushatës  e trembët administratën publike, duke i kërcënuar, se me të marrë pushtetin , do t’i pushonit masivisht nga puna. Nga këto dy arsye, administrata mund ta ketë bërë edhe ndonjë hile, zollum, për të siguruar bukën e kalamajve.
  •  A do ta pranosh se ligji elektoral qe skandal?
  • Po.
  • Kush e ka përgjegjësine për këtë fakt?
  • Persëri përgjegjësinë e mbajnë të djathtët.
  • Po më çudit!
  • Keni dy vite që braktisët parlamentin dhe zgjodhet rrugët,  trotuaret për të bërë protesta komuniste.  Keni  pritur, që  sullatani do të bënte  ligje, për t’u dhuruar  pushtetin!?
  • Po për rrotacion a  je, mor burrë?
  •  Jo. Termi “rrotacion, është si përrallat me mbret, që shkruajmë unë e ti. Tragjedinë e Shekspirit  “ Hamleti  “ pse  e cilësoni kryevepër të letërsisë? Lëri shpjegimet artistike! Fabula mbi cilin konflikt është ngritur?
  • Për pushtet vrau vëllai- vëllanë, dhe  nusen e tij e futi  në krevat.
  •  E pse prisnit që sullani i ri t’u dhuronte pushtetin? Kësaj shqiptarët i thonë : “ O zot bëjë ëndërr !? Fatkeqësisht , edhe pas zgjedhjeve , mbi  ëndërra keni ngritur terorite politike , për të mos pranuar verdiktin e sovranit. Tridhjetë vite i njëti avaz, nga humbësit:” Duam zgjedhje të reja,se kundërshtari na i vodhi  votat! ” Kush e pëlqen këtë qemane ,që  interpretohet në të   njëjtat  akorde qaramansh?
  • Na cilësove të tërëve komunistë, po ti  me ke dreqin je?- më pyet Gimi me zë shumë.
  • Nuk  kam rënë ende në logjikën  komuniste, që kundërshtarët ideologjik i cilësoni të deklasuar, kulakë, e dreqi mban mend të tëra emërtimet. Komunistatët në këtë pikë kanë qënë më trima se ju. Deklaronin se janë komuniste dhe  të urdhëronin për të bërë si thonin ata. Ndërsa ju,  deklaroheni antikomunistë të thekur  , dhe në praktikën politike  keni parimin  bazë të komunistëve, thellimin e  luftës së klasave. Ma shpjego pak zotni Gim !
  •  A është bërë ndonjë punë e mirë në komunizëm?- më thumboi tinëzisht  Gimi, me  gojën plot.
  • Po. Punën më të mirë që kanë bërë,    kur u erdhën mend,  i mbushën auditorët e fakultetit ekonomik me studentë, e studente ,   secili më i bukur , dhe më i zgjuar së shoku, apo shoqja. Besoj, se ti, ndryshe nga  kolegët tuaj,  nuk do të kërkosh të më arrestojnë, si  i inxhinjeren e talentuar, se po mbroj komunizmin.
  • Jo. Jo. Të mos keshë frikë!  Bukur më rreshqite,- e Gimi qeshte me veten.
  •  E mban mend  profesor ,si më thojë për gocat e kursit tim?
  • E mbaj mend, e mbaj. Pse ishin  të bukura,  dhe shumë të zgjuara,  u martova me kolegën tënde.
  • Si antikomunist i thekur që je ,  pse nuk divorcohesh nga  kolegia ime!- e  gjuaj papritmas   Gimin.

Nga e qeshura i shkoj ushqime keq . Zuri të kollitej,    të teshtinte, sa mendova kaq e pati antikomunisti  i flaktë.

………………………………………

    Vazhdon

Fatmir Lohja

Tiranë, më 26. 05 . 2021

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat