Për herë të parë një grua në krye të muzeut francez “Louvre”.
Laurence Des Cars, është emëruar Drejtoresha e re e Muzeut të Louvre në Paris me vendim të shpallur nga Presidenca e Francës.
Muzeu më i vizituar në botë, për herë të parë në historinë e saj do të drejtohet nga një grua, shkruan The Guardian.
Des Cars pas punës së saj katërvjeçare si drejtoreshë e Muzeut Orsay do të marrë detyrën e re nga 1 shtatori.