Në Prizren

Kultura

Në Prizren

Nga: Valbona R.Hadri Më: 26 maj 2021 Në ora: 20:29
Valbona R.Hadri

Kurorës së maleve të Sharrit

ndjeva mall

Freskia e larë në pika vese

shtriu vellon brigjeve të Lumëbardhit

Vorbulla e lumit zëshëm shfletonte

historinè e qytetit muze

Dielli pèrëndonte në pamje portokallie

Hëna bëhej gati me gjithë yje

të mbulonte muret shekullore të kalasë

duke i shpërfaqur bukuritē e mbretèreshès shqiptare

Ecja rrugëve me kalldërm

tek rrjedha e ujit ndalova

Doja ta freskoj fytyrën

t'a ndiej pastèrtinë e pasqyrës së tij

Në shijimin e një gllënjke kujtova një gojëdhënë

Po pive ujè ke shatèrvani

duvakun e nuses do e shpalosë në këtë vend

Bukuritë e përqafuara në këtë qytet

sjellin ëndrrat magjike në krijimin e imagjinatës

dhe romancës së një lumturie të përjetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat