U sakatosëm nga ca t’mjerë,
pengojnë Shqiponjën t’kthej pranverë!
Që t’lirohemi nga errësira,
t’rikthej vendin n’troje t’lira!...
Edhe se gjakun derdhi si gurrë,
fluturimthi Shqiponjës s’ju ndalë kurrë!
Egërsitë t’gjitha n’shpinë ju lëshuan,
por asnjëherë kurrë s’mund e shuan!
E ngushtuan t’sakatosur sa s’ka më,
e lënduan n’shpirt e n’krahë!
Shqiponja jonë kurrë s’u dorëzua,
emrin e t’parëve për t’mos e shua!
Lakejtë e vetë ca që ia kthyen shpinën,
me shpiunazh e sollën n’dimër!
Shqiponja vetëvehtën kurrë se harroi,
trojet e veta gjithmonë ëndrroi!
T’i rikthej trojet n’titullar,
t’fluturojë si paraardhëse e parë!
Ta mbikqyrë hapësirën e t’parëve,
n’vendin e shenjtë t’baballarëve!
T’ju rikthej ndriçim shqiptarëve!...