Personin që kërkuat nuk ka qasje në rrjet!
Pas pak kohe....
Alo, Alo ,sa herë, duhet të ju thirri o burrë
Pse nuk e mbanë telefonin hapur kurrë ?
Ngadale moj grua, isha në takim për buxhet
Nuk ke arsye për hidhërim ,pse më bërtet ?
Kjo që bën ti, si burrë nuk të përkasin
Takimet e tua,o njeri a thua sa zgjasin ?
Mos moj grua, ti i di problemet e mia pak a shumë
E aprovova buxhetin bile bile hiç pa kuorum !
Mua nuk më intereson fare kuorumi e as buxheti
Dimrit dua te shkoj në skijim, e verës në deti!
ndërprehet lidhja.....
Alo, alo, tash arsyetohesh, ta lëshojë bateria
Ty fare nuk të interesojnë problemet e mia?
Jo moj grua, kam një frikë se po përgjohemi
Ditën e mirë pas dite live do të takohemi !
Ndërprehet përsëri lidhja
Personin që kërkuat nuk ka qasje në rrjet!
Ani or burrë unë këtë punë shpejt e ndreqi
Nëse jam gjallë, ty ka me ta hangër kryet dreqi?!..