Asociacione poetike

Kultura

Asociacione poetike

Nga: Atdhe Geci Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:22
Atdhe Geci

Le të çelë ajri dhe uji i nemitur

le të çelë rëra dhe guri i lumit

njeriu fijeve të barit i gëzohet

e dhuratave të mira të natyrës

Ëndjen e ajrit e ndiej çdo çast

tek lulja që merr frymën e ajrit

Lyra, me ty e njoha të bukurën

dhe  gjakun  tim  të  dashurisë!

Shpirt, je  muzikë  e lashtësisë

oktavë  e  tinguve  kryengritës

je art që ­lulëzon  nga  dhuntitë

Zemër, tek  kjo  tokë e heshtur

një heshtje e shkuar  i shkruan

heshtjes  së  ardhshme; zgjohu,

dita e sotme ka nisë të ngrohet.

Lyrë, o toka  ime e dëshpëruar

më e afërta ime, e  përzemërt

ti më bëre që ta njoh dashurinë

ëndrrën e të gjitha materjeve!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat