Kësaj punës tone po i thojnë:
E nisur dhe e lindur si dallash;
“Shpeshherë delja këtu po na bëhet dash!”
“Kurse dashi po na bëhet dele”;
Këto punë i kemi me t’lindur e jo me t’bleme!
Disi mbrapsht, me mjeshtri të lartë, t’rrallë e si me fiskulturë;
Kultura po na bëhet politikë, ndërsa politika kulturë!
“Jemi çorodit s’na bje në fije jemi ba si përshesh
Këtu tek ne, është pështjellë e përzi pambuku me lesh!
Vaj halli pë ju, e vaj halli pë ne e fatin e ardhmërisë;
Na ka mbetur në lloq rrota e historisë!...
Kështu s’po lëvizim vendi-vendnumro po rrimë…
A do na mallkoj e ardhmja, gjeneratat që po vijnë
A jemi dhe ne fajtor që duarkryq po rrijmë?!’’