Për të fjalët s’kanë të mbaruar

Kultura

Për të fjalët s’kanë të mbaruar

Nga: Gëzim Loka Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:50
Flora Agolli

Për të gjenden lehtë fjalët

Se është një grua fisnike e rrallë

E gjendshme në nevoja dhe halle

Me zemër të pastër e shpirtin qelibar.

Me dhunti të rralla letrare, poetike

Recituese e shquar, shijehollë

Lëvruese e shkrimtarisë estetike

Me kulturë jete, e mençur dhe me shkollë.

Flora Agolli ia thonë asaj emrin

Ndihem krenare që e kam mike

Ndër veprimtari ma bëri nderin

Për Gjok Doçin, yll i pashuar drite.

Për rrugën e Lurës, ditëlindjen time

Gjithmonë e gjendshme, pa përtesë

Borxh ia kam fjalën, ajo nuk mjafton

Mirënjohjen për t’ia shprehur pa pendesë.

Flora, je një zonjë e shquar, dinjitoze,

Shoqe me vlera që s’kanë të reshtur…

Në kohë ti ke lënë gjurmë që të bëjnë krenare

pse je modeste dhe qëndron e heshtur.

Për ty fjalët s’kanë të mbaruar

Se je një grua me vlera të rralla

Në punë dhe në jetë e papërtuar

Iu fal njerëzve gëzime të bardha…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat