Luriane me shumë dhunti
Blerina Ismail Tollja
Lurën e mbart kudo në Shqipëri
Sojnike, fisnike, shumë e zonja.
Juridiken shkollë ajo mbaroi
Të drejtën e tjetrit e ka shenjtëri
Talente të tjera natyra i dhuroi
Në shpirt i këndojnë mijëra melodi.
Nuk ta harroj sajdinë dhe mundin
Më ndoqe në dy veprimtari
I mbart rrënjët si Sizifi gurin
Modele në punë, në jetë e shoqni.
E çiltër, gazmore, me humor të mirë
Për lurianët nuk e ndal kurrë hapin
Gjurmët e mira nuk humbin në errësirë
Horizontet e ditës kudo i kapin.
Luriane me shpirtin flori
Krenare për ty është vendi i rrënjëve
Në zemër ti ke aq shumë mirësi
Vjen në vargun tim, në stinën e këngëve…