Libri më i mirë me poezi në mes dy mitingjeve “Kryqëzimi i tokës” i takoi poetit Nikolin Gurakuqi. Ndërsa me prozë për romanin “Makthi” e fitoi Fatmir Halimi. Çmimi për poezinë më të mirë të lexuar në orën qëndrore i takoi, Arbër Ahmetaj dhe Nora Lokajt. U ndanë dhe çmimet e dyta e të treta, si dhe për vepër jetësore, për debutim dhe për përkthim.
Ndonëse në masa të epidemisë botëror, edhe këtë vit Mitingu u mbajt në lidhje online, si dhe pjesërisht me prezencën fizike të publikut të kufizuar dhe disa leximeve drejtpërdrejtë.
Ruajtja e traditës dhe debati për temën që shtjellon letërsinë, janë moto e Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, duke shënuar dekada pa e ndërprerë manifestimin, pasi që gjurmët e nisura nga poetë të njohur për letërsinë shqipe dhe më gjerë, e nisën dikur në Gjakovë, e që nuk u shua as në këto dy vitë të krizave epidemike.
Tema e tribunës, “Letërsia shqipe në gjuhët e botës”, me kumtesë nga krijuesi e përkthyesi Agim Byci, paraqiti prezantimin e përkthimeve të disa poetëve nëpër kohë, por, me mangësi për volumin e tyre, duke mos pasur përkthime sa duhet, ngase ka poezi që prekin edhe majat estetike dhe motivuese e që mbesin të pa njohura për lexuesin e huaj. Gjithsesi, ka edhe përkthime, bile anasjelltas që kanë sjell poetë, romansier e dramaturg në gjuhën tonë, edhe më heret por dhe tani, pikërisht nga Shqipëria dhe në disa troje tjera. Byci tha se “ përkthimi ka lindur bashkë me gjuhën , pikërisht në kontaktin e parë me njeriun. Përkthyesit tanë të parë kanë qenë Budi, Buzuku, Bardhi, e Bogdani. Duke cituar Geten, se përkthimi, megjithatë mbetet puna më e rëndësishme e më e vlefshme, në tërë komunikimin e botës. Qëllimi i përkthimit është bartja e kulturave, artit, e njohurive , si dhe e gjendjes sociale, politike, intelektuale e shpirtit të popullit shqiptar. Viteve të fundit Shtëpia Botuese IWA “Bogdani” është kampion në Kosovë për përkthimin e letërsisë botërore nga të gjitha gjuhët, e që i ka bëtë akademiku e poeti Jeton Kelmendi. Në fund u tha se, kërkohet emergjencë tek institucionet që të ketë sa më shumë fonde për ta prezantuar edhe krijimtarinë tonë në gjuhë tjera, si dhe poetë e romansier që me siguri do të pranoheshin mirë tek lexuesi.
Mitingu pikë kulminante e ka si përherë orën poetike, ku lexojnë poetë nga vende të shumta, e kësaj radhe edhe nga Meksiko, Polonia dhe Turqia, si dhe diaspora, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Kosova. Lista e konkurrencës ishte tejet e gjatë, pa mundur të përfshihen të gjithë, por, të njëzetë e pesë poetët pat6ën rastin me Zoom të jenë para publikut në Syri Vizion, drejtpërdrejtë me shikueshmëri të lartë, pasi që organizimi iu nënshkruar masave të kufizuara.
Ndërkombëtarizimi i Mitingut solli tre poetë me renome dhe mjaft të përkthyer, si Alicia Maria Kuberska, Poloni, Metin Cengiz, Turqi, Alicia Miniarez Ramirez, Meksikë, të cilët lexuan nga vendet e tyre. Po ashtu lexuan poezitë e tyre, Ag Apolloni, Manjola Brahaj Halili, Brahim Avdyli, Jonida Sheholli, Gjermani, Arbër Ahmetaj, Gjenevë, Shpend Gjocaj, ShBA, Dashnor Selimi, Greqi, Nikolin Gurakuqi, Tiranë, Kaltrina Hoti, Gresa Radoniqi Morina, Suedi, Drenusha Zajmi Hoxha,Punëtorie Muça Ziba, Maqedoni Nora Lokaj, Naxhije Kastrati, Mirvete Kabashi Leki, Naxhije Kstrati, Mirvete Kabashi.
Duke qenë se leximi bëhet në konkurencë për poezinë më të mirë gjatë mbrëmjes, kësaj radhe çmimin poezia më e mirë i takoi Arbër Ahmetaj me poezinë “Ujqërit”, si dhe Nora Lokaj.
Ndarja e çmimeve vazhdoi me librin më të mirë në mes dy mitingjeve, për poezi dhe prozë, për debutonte dhe për vepër jetësore, si dhe këtë vit u nda dhe çmimi për përkthim.
Libri më i mirë me poezi me çmimin i parë“Din Mehmeti” nga juria e klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i takoi Nikolin Gurakuqit me titullin “Kryqëzimi i tokës”. Çmimi i dytë për librin me poezi, Manjola Braha, “ Ama ni lak”, ndërsa të tretin e fitoi poeti Shpend Gjocaj “ E diela e fundit”.
Për veprën me prozë, çmimin e parë Teki Dërvishi, e fitoi shkrimtari Fatmir Halimi me romanin” Makthi”. Ndërsa, çmimin e dytë për roman Luan Rama “ Dalia”.
për të rinjtë, debutues në Miting çmimin “Yllka Domi” e fitoi e reja Jonida Sheholli.
Tani më ndahet dhe çmimi për vepër jetësore që iu nda krijuesit Muhamet Rugova. Klubi letrar kësaj radhe ka ndarë një çmim të veçantë për përkthimin e poezisë, që këtë vit e fitoi poetja Valbona Jakova me banim në Itali.
këtë Miting e ndihmuan pjesërisht Drejtoria për Kulturë Rini e Sport, Komuna e Gjakovës si dhe pritet ndihma nga Ministria e Kulturës.