Jeta

Kultura

Jeta

Nga: Zymer Mehani Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:18
Zymer Mehani

Është e bukur jeta
Kur besa është e kristaltë
Dhe fjala e ëmbël-mjaltë
Dashuria-e zjarrtë
Kur rritet sa një mal
I lirisë ideal
Dhe na bën krenarë
Atdhesi na ngjallë

Jeta është e bukur
Kur dëshmorët nderohen
Atdheu rindërtohet
Kombi qytetërohet
Rinia shkollohet
Shqipja rri n’flut’rim
Qiellit t’atdheut tim

E bukur është jeta
Ka kuptim vërtet
Kur veset i flakim
Virtytet përqafim
Të keqen e dëbojmë
Dëlirësisht bilbilojmë

Jeta është  e bukur
Ku n’t’atdheut altar
Si margaritar
Atë e falin trimat
Për një ideal
Ideal është liria
Dhe mëmë Shqipëria

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat