Ra mordi e u pamë

Kultura

Ra mordi e u pamë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 31 maj 2021 Në ora: 10:41
Xhelal Hoxha

Dhe faqe bardhë u ndamë

Ra pandemia dhe pamë fytyra, të ndryshme

Ama ndarjet ishin e janë shumë të dhimbshme

Maskat dhe fytyrat të mbuluara-maskuara;kishte e do të ketë

Gjersa të ket njerëz-jo njerëz n’këtë tokë- jetë…

“Njerëzit jo t’vërtetë

E treguan fytyrën e tyre t’vërtetë!”

Vërtetë shumë interesante;

“Më të pastra, po na dalinmaskat, se sa, njerëz me disa fytyra;

Sikur maskat e jo e jo fytyrat ti kishte kriju natyra

Disa me lesh e ca pa lesh;

Na shesin dushk, për gogla

“Na janë bë krejt si t’njejt,

ama krejt si dhia e si deshë

Thojnë është kohë e leshit;

Ec e merri vesh’’!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat