Zërat tuaj

Kultura

Zërat tuaj

Nga: Zymer Mehani Më: 1 qershor 2021 Në ora: 08:36
Zymer Mehani

Fytyrat tuaja-

Dëlirësi buzëqeshjesh

 

Bota juaj-

Det përkëdheljesh

 

Jeta jonë-

Gëzimet tuaja

 

Freski zemre-

Zëri juaj

 

Sytë tuaj-

Qiell përher'

 

Fjalët tuaja-

Ngjyra n'Ylber...

 

Tuajat qeshje-

Ëmbëlsi jete

 

Gëzimet tuaja-

Ngjallje shprese

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat