Një gjamë seç dëgjohet nga toka,
mos t’i mbyllë sytë Europa!
Ta bije n’vend drejtësinë,
që shqiptarët t’kenë qetësinë!
Austro-Hungaria me t’vërtetë,
na pat ndihmuar për t’u bërë shtet!
E penguar nga Rusia,
jashtë shtetit mbetën trojet e mia!
Qëndresën e shtetit shqiptar,
përkundër fqinjëve kolonarë!
Në Lidhjen e Kombeve me këmbëngulje foli!
presidenti Amerikan Vilsoni!
Edhe pas vuajtjeve që mbetëm të ndarë,
nga ai pak shtet shqiptar!
E kishim Amerikën n’kujtesë,
për miqësinë që kurrë s’do t’vdes!
Edhe se gati u tretëm,
të ngushtuar mbetëm!
Shqiptarët tashmë po forcohemi çdo herë,
Amerika qoftë gjithmonë me nder!
Shpresojmë drejtësia t’fitoj me t’fuqishin ton!
që n’trojet arbrore liri t’ketë populli jonë