Në kryeqytetin e shtetit
ku në çdo stinë lulëzon korrupsioni
sundonte
(sepse fitonte shumë para)
politikani
që është pronar i shitores së madhe
të lodrave
të fëmijëve të vrarë në luftë
Paj
pranë thesarit si në përralla ashtu edhe në jetë
gjithmonë qëndron
një përbindësh
"Me zemër në qese najloni", Shtëpia botuese, Armagedoni, 2021