Mikut tim, biznesmenit Kadri Haldeda me rastin e ditëlindjes

Kultura

Mikut tim, biznesmenit Kadri Haldeda me rastin e ditëlindjes

Gëzim Loka Nga Gëzim Loka Më 2 qershor 2021 Në ora: 15:36
Gëzim Loka

Gjithmonë i qeshur, i gjendshëm me gjithëkënd,

Fjalë pak e punë të mbaruar

Në kohën time me dashuri ti end

Pëlhurë fisnikërie nga koha jote e çmuar…

Lurian sedërli, bujar, me besë

I thjeshtë si era që fryn nëpër drurë

Gjithëkujt i jep një fjalë të mirë, një shpresë

lodhet, nuk mërzitët me askënd kurrë.

Ikin vitet, flladet shkojnë e vijnë

Në majë të Kunorës fluturon shqipja

Sa bukur, o mik, të keshë në gjak fisnikërinë,

E bukur është rruga, qoftë ngjitja qoftë zbritja.

Hije të ka heshtja, por më shumë të ka fjala

O Fjalëmbajtës, burrë me sqimë e vlerë,

Në çdo aktivitet më ke marrë mbrapa

Sa herë trokita, ti ma çele tënden derë…

Në çdo veprimtari më ke ndjekur, o mik,

Zemrën luriane ma ke falur me dëshirë…

Me rrënjë e degë luriane kemi lidhur dashurinë

ato vise magjike kemi lindur të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat