Thirra, dajë, teze e mbesa
Edhe disa gazetarë
Solemnisht me kandidaturë
U nominova për kryetar
Të kaluarën e kam të pastërt
Si unë nuk gjeni dot shoq
Kurrë s, kam vjedhur në tendera
Përveç kunguj dhe kollomoq
Shpesh babai më qortonte
Kur i mungonin cigaret
Nga pala e dimijave nanës
Nga njëherë ia merrja paret
Si sot më kujtohet fëmijëria
Kur mbarova klasën e pestë
Pasi kisha mësuar shkronjat
Për mua organizuan festë
Edhe shumë e shumë të tjera
Në biografi nuk i kam hedhur
Përveç në shtëpinë time
Askund asgje nuk kam vjedhur
Nëse këto e të tjera kushte
Vertet merren sot për bazë
Kandidat më të mirë se unë
Kurrë nuk gjeni në këtë fazë.