Aksionet kundër hajnisë!

Kultura

Aksionet kundër hajnisë!

Nga: Sami Arifi Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:23
Sami Arifi

Për ata që n’shtet bënë terr,

pritet s’shpejti t’bijën n’ferr!

Kurrë s’ta lejojnë vëllezëria,

rrush e kumbulla t’bëhet shtëpia!
 

Shtetit i kthehet pasuria,

me hajni s’bëhet mbretëria!

Për punët që bëre me korrupsion,

me ligj populli t’i vehtën dëshmon!
 

Erdhi forca me drejtësi,

për t’i kthyer t’mirat n’shtëpi!

Për atë që bëri n’shtet tërmet,

kushdo ai qoftë;

dëmet do t’i paguaj vet!
 

Aksionet kundër hajnisë;

që merr tani qeveria,

Janë t’mirëpritura nga popullsia!

Përmes ligjit për konfiskim,

n’shtet krijohet rregullim!
 

Pushtetarë që vjedhën shtetin,

ia bënë vetit termetin!

Drejtësia i ndëshkonë,

pasurinë ua konfiskonë!
 

Veprave t’mira po iu vjenë rendi,

nga atdhetarë që s’po i përmendi!

Veprojnë me ligj për t’forcuar shtet,

drejtësinë e bijën n’vendin e vet!

Krenarinë bashkë me shtetin,

ia kthejnë popullit edhe dinjëtetin!
 

Që moti është pritur drejtësia për t’ardhë,

në ndërtimin e shtetit punë sa më t’mbarë!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat