Myzeqe me plot hambarë
Detë gruri porsi flori
Ecën në rrugën e mbarë
Me këmbët në histori.
Lushnje, Fier, fushë pa fund
S’të zë syri asnjë kodër…
Dashuria të rrjedhë si lumë
Bujaria këmbëkryq në votër…
Myzeqe, nur bukurie,
Sharmi ç’ta stoliska ballin…
Je kështjellë mirësie
Gjithëkujt ti ia qanë hallin.
Shtatë nuret e mëngjesit
Si ylbere përmbi krye
Të ka hije fjala e burrit
Djersa e ballit të ka hije…
Myzeqe të dua shumë
Unë veç këngë thur për ty
Nëpër vargje më rrjedhë lumë
Më e ëmbëla dashuri…