Dy paragrafe frike kalojnë
nëpër mediet e komunikimit
pastaj një paragraf
me kontigjentin e ushtarëve në Siri
përsëri dy rreshta frike
pastaj paragrafi që tregon se
zogjtë grabitqarë të princit arab
fluturojnë vetëm me aeroplan
sërish frikë
pastaj dy rreshta me lajmin se
një njeri në Kinë
e shiti veshkën e tij për të blerë një iPhone
prapë një paragraf që mbjell frikë
dhe kështu
derisa të bëhet normale për njerëzit
Jetojmë në një treg të lirë
jo në një botë të lirë
"Kafe me nënën", Shtëpia botuese Armagedoni, 2020