Sa me fat që isha student i SHLP "Bajram Curri" në Gjakovë, aty kusha rastin të njihem me shumë personalitet e figura të shquara të artit e shkencës. Një prej tyre ishte profesori e poeti i madh Din Mehmeti.
Ishin vitet 85-ta.
Biseda me profesorin e nderuar, tani i ndjerë poetin e madh të letrave shqipe Din Mehmeti, më fascinoj, kur e takova për herë të parë, nuk e kisha takuar asnjëherë, në shoqërim me profesorin tim, Prof.Durmish Rizvanolli, u takuam në ambientet e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë.
Me pyeti profesori a po e njihni poetin e nderuar Din Mehmetin? Unë e shikova profesorin tim në sy dhe i rrudha krahët duke u përgjigja me një zë të ulët me jo nuk po e njoh, po si nuk e njihni poetin tonë të mirenjohur Din Mehmeti, atëherë më kujtuan ne saje të veprave të cilat i kisha lexuar vite më parë, pastaj fillova të përgjigjëm profesorit tim, tani po më kujtohët mirë poeti i nderuar Din Mehmeti, e njohe përmes veprave të tije, të ndritura, të cilat i kemi lexuar vite më parë, poeti filloj të më shikoj në sy, me një buzëqeshje, rastësi sa me fat që isha student i këtij tempulli të dijës të epet mundësia të njohësh figura të ndritura të artit e shkencës, kujtimet të ngulitën në zemër, për fjalët, tonin e ulur me një buzëqeshje të ëmbël, të poetit Din Mehmeti, i cili me shikoj në sy dhe mu drejtua me disa fjale të urta duke më uruar fat e suksese në studime, e pastaj mu afrua afër e më perqafoj, duke më pergdhelur flokët, me shtrengoj dorën dhe papritmas iku në sallën e pedagogëve, me një përshendetje që kurrë nuk do e harroj.
Takimi me një poet i përmasave botërore, për mua ishte një kënaqësi e papershkruar.
Sinqerisht kujtime mbresëlënëse me një poet të tillë, isha student i vitit të parë, i viteve të 85-ta!