Ana Buci, Ana Billa
Ana e Lurës me karare
Nga Greqia e Homerit
S’e harron Lurën me halle.
S’i harron lurianët e saj,
I kujton kur vjen e shkon,
I sajdis, iu sjell ndihma,
Me respekt i rrethon.
Bija jonë, bijë e Lurës,
Veprat i ka si të djalit,
Kur i kujtohet Kunora
hap digën krejt mallit.
Për vëllezërit lurianë
Mjaltë është fjala e saj
Punë të mbara në çdo anë
Ndihmat vijnë në çdo skaj.
E urtë, e mençur, trime,
Si ma i miri burrë lurianë,
Të desha në penën time,
Sepse veprat dukë të kanë…
Ana Billa, Ana Buci
Ana e Lurës me karare
Qofsh e lumtur bijë luriane
Mos paç kurrë në jetë halle…