Në Skrapar kur ulet dielli
Ujë pi nëpër burime…
Mbi Tomorr seç ndrit ylli
Kohë e artë e këngës sime…
Burra, gra, bijë krenarie,
Kryelartë e medjendritur,
Sofër e shtruar bujarie,
Për mikun jo vetull ngritur…
O Skrapar me shumë lezete
Mal mbi male krenarinë
Egërsinë e mban për vete,
Mikut i fal ëmbëlsinë…
Kush shkon mik në Skraparë
Pi vetë hënën përmbi gotë
Miqësinë e vë të parë,
Se me mikun s’ka në botë…