Diskun e memories një çast
E kthej mbrapa dhe kujtoj
Vendin ku kemi ndenjtë
Dhe tani me duket i shenjtë!
Diskun e memories një çast
E kthej mbrapa dhe kujtoj
Fjalët dhe qeshjet qe s’munguan
Faqkat me gropëza q’ u thelluan!
Diskun e memories një çast
E kthej mbrapa dhe kujtoj
Krelat mbi sytë qe xixëlluan
E dhembet mbi buzën qe kafshuan!
Diskun e memories një çast
E kthej mbrapa dhe kujtoj
Heshtjen dh’ ofshamat qe s’ndaluan
Ndarjen dhe lotët qe pikuan!
Diskun e memories sot, e kthej mbrapa kot
Ti s’je më, mu humbe! Si t’ia bëj o Zot?