S`di me cilat kujtime të ja filloj
Kur kam shumë të paharruara
sa që as s’mundem t`i numëroj
A thua Hyritë e detit e dinin
Por s’na tregonin dot
Ato shëtitje bashkë me Ty Erna
Do të mbesin kujtime të bukura
Në memorje të e familjes tënde
Ah sa të lumturuar që ishim
Kurrë se kisha besuar se një ditë
Do të bëj udhëtim më këtë anije pa Ty
Me shpirt të trishtuar për Ty Erna
Ti je më mua Erna
Mbi kraherorin tim të barti çdo herë
Në thellësinë e zemrës të kam Ty Erna
Unë po i ndjej hapat e lehtë të hijes
Kur çdo herë më përcjellë
E freskija e valëve të detit
Ma sjellë aromën tënde
Ja atje lart në qiellin blu
Në yllin polar shoh fytyrën tënde
Porsi pikturë Perëndije
më atë buzëqeshjen engjëllore
E melodia e dallgëve të detit
Sikur po mundohen të ma largojë
dhëmbjen e mallin
Ku zemrën ma shndërruan në copëza atomi
Sot në kokën time shumë kujtime
Më sillën verdallë për Ty Erna
Në tarasën më të lart të kesaj anije
Bisedonim për Anijen e Titanikut
Atje tek porta e sallës së koncertit
Pritnim në radhë
Kush ta zë vendin e tavolinave
Të rëndit t’parë
Ja këtu pinim kafenë e ngrënim mëngjesin
Në katin tjetër në bazenin e mrekullushem
Ti Erna notoje porsi peshku margaritar
E parfumin tënd të proferuar
Mami sot për Ty do ta marr
Ja këtu, atje, andej, këndej
Ty Erna në çdo çastë të kujtoj.
Sa do të doja sot të ekzistonin
Ato mrekulli përrallore
Në anën tjetër të këtijë deti
Ty Erna të takoj
Me tërë fuqinë e shpirtit
Si në atë kohën e bukur të dikurshme
Të të përqafoj……