Nuk dihet saktësisht
Në rruzullin tokësor,
Sa ka numerikisht
Grykës e grykësor!
Por, një gjë kuptohet
Çdo kush ka një grykë,
Po grykat si gryka
Dallohen n’praktikë!
Ka gryka që s’ngopen
Ngjajnë në grykë-shpellë,
Edhe po t’u hedhësh
Një kazan me gjellë!
Janë disa të tjera
Me tjetër avaz:
Gëlltisin si era
Gjithçka në gurmaz !
Dhe të stërngarkuara
Tepër me grykësi,
Nga krupa të vjellin
Nesër s’është çudi!