Ka kohë që prisja
Ta shuaj mallin
Me një mbyllje sysh
Ta ndieja dashurinë
E mbetur peng.
Perpëlitesha si puterkë
Me ndiesinë e pritjes
Pêr të marrë freskinë
E një dite të ngrohtë vere
Në buzët tua
Dëgjova një fjalë shpirti
Kur deportuar në guaskë veshi.
Si valëz lumi,
Përmbylla këngèn e pritjes
Të larë me lotin e vesès
Mbi zambakët e ujit.