Sot në bibliotekën e qytetit
Vërtet i habitur mbeta
"Debatikun" dhe " Lugjet e verdha"
Në sirtarë fare nuk i gjeta
Duke më kërkuar falje
Bibliotekarja u prononcua vetë
Kaherë këto romane
I kanë marrë disa deputetë
Nuk dita çfarë t, i them
U përshëndetëm me duar
Vërtet më bëhet shumë qejfi
Qenkan në lexues të qëlluar