Me dëshirë fare nuk shkova
Pak me zor e pak me hatër
Para të pranishmëve doli
Me propozime, vetëm katër
Nuk lëvizte fare as çerpikun
I qetë dhe fare nuk trembej
Nga propozimet më dukej
Ndërtesa mbi mua shembej
Më hypi mundi , më hypi sikleti
Sinqerisht u bëra vet i katërdhjeti
Kundërshtarin tim nuk e kupton
Qeveria, populli, kisha as shteti
Para popullit do të deklarohem
Ky ish ndryshe, krejtësisht tjetër
Më është vështërsuar e ardhmja
Ky nuk ish sikur miku im i vjetër