Në fundvitin dymijëenëntëmbëdhjetë
shpërthejë Coronavirusi-19,
duke mos lënë në Botën sot njeri të qetë.
Me origjinë zoologjike nga shpendët dhe kafshët gjitarë
tek njerëzit infektuan rëndë traktin respiratorë … virusët shkatërrimtarë.
Transmetuar lehtësisht përmes teshtitjes, kollitjes, …
virusët agresiv shpërfaqën tek njerëzit simptoma të kokëdhëmbjes, ...
Të prekurit u karantinuan, hospitalizuan dhe u testuan gjithandej në planet
që nga sëmundja vdekjeprurëse të shpëtojnë jetë.
Në kthetrat e vdekjes pacientët rënkojnë,
të mbytur në lot … pa ndalë gjëmojnë.
Njeringrënësit e padukshëm ushqehen me mish njeriu: mushkëri, zemra, ...
pa dallim gjinie – nëse viktimat janë mashkuj apo femra.
Vaksionohet njerëzimi me “Pfizer”, “AstraZeneca”, …
me synim imunizimi nga virusët “Alpha”, “Beta”, …
Njerivrasësit dolën sipër jetës duke mbuluar me të vdekur,
përgjatë katër stinëve që me te ishin prekur.
Shkoqitën hienat n’botën e përtejme të zjarrta dëshira, …
dhe mbysin paskrupull ëndërrat më të mira.
Këmbana e vdekjes s’reshti asnjë ditë,
as në errësirën e natës, as në të bardhën dritë,
as në mot të ngrohtë me diell, as në klimë të ftohtë
për këtë sëmundje që rrëmbimthi çon në mort.
Viktimat fatkeq rastisen kudo në ambiente t’mbyllura dhe t’hapura,
në vende t’thara e t’lagura.
Dhjetëra jetëra u atakuan për vdekje ditëve në fillim,
me qindra të tjera javëve në vijim,
për pak muaj mijëra të lëmekur,
për dy vite gati kater milion të vdekur !
Mallkuar qoftë kjo epidemi !
që vrik u transformua në pandemi !
Teksa ndodhemi n’fillimshekullin njëzetenjë
vërshoi të tëra lagje, fshatra, qytete e shtete,
sakaq mbërthejë edhe kontinente.
Ngarendi posi rrufe në shkallë globale
për t’mos lënë në rruzullin tokësor njeri fare:
as në Kinë, Brazil, Gjermani, …
as në Mbreterinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, …
as në SHBA, Iran, Australi …
as në Kore t’Jugut, Kosovë, Shqipëri, …
Vrastari i fshehtë mbyti me shpejtësi zëri
fatkeqët – burra, gra, pleq e t’ri.
Nga pandemia Coronavirusi-19, mbyllën sytë barabartë:
të pasurit dhe të varfërit,
njerëzit e pendës dhe t’pushkës,
persekutuesit dhe t’persekutuarit,
rrëmbyesit dhe t’rryëmbyerit,
korruptuesit e të korruptuarit,
kontrabanduesit dhe t’kontrabanduarit,
trafikantet dhe t’trafikuarit,
personeli kombëtar e ndërkombëtar,
civil, ushtarak e humanitar,
demokrat dhe autokrat
punëtorë arsimor, shëndetësor, shkencor, …
të gjithë pa dallim n’kuptimin racor, …
Paraardhësit dhe pasardhësit e dashur ndër breza:
ishin gjyshër, nëna, motra, vëllëzër, baballarë, …
ishin djem, vajza, mbesa, nipa, axhallarë, …
Për të gjithë u hapën enkas varreza
ku u firmosen “vdekjet e zeza”!
Iu vendosën shenja identifikimi - COVID-19
duke u futur n’arkivole pas ndarjes nga kjo jetë.
Në procedura emergjente u mbëltyen
si nëpër varreza dhe jashta tyre !
Varrosen në shtretërit e vdekjes së heshtur
me qiell të zymtë veshur,
pa homazhe e kurora fare !
pa këngë vdektare !
pa lule mbi varre !
Atmosferë e trishtë dhe pamjerëndë
që pikëllon thellë akëcilin kënd më kënd.
Pa kortezh të përmortshëm – veç me lot shpirti nga largësia
për herën e fundit u ipet lamtumira.
Viktimë e betejës për jetë a vdekje
është Njeriu nga virusi ende në ndjekje.
Për shëndetësimin e të prekurëve kundër COVID-19
vazhdojnë pa ndal masat kundërcovid
nuk reshtin as trajtimet pascovid.
Ndjespastët e pandemisë Coronavirusi-19
personazhe tragjik të mileniumit të tretë,
ikën të lemerisur nga kjo jetë
në këtë Tokë, në këtë planet.