Kryeprijsi në Nëntë Male
Mban Evropën në pëllëmbë
Historia ç’ia hap fletët
Mijëra kohëra nuk e nxënë…
Nuk e nxë Dibër e Sinë
Nuk e nxë fushë e kodër
Gjysëmhëna akull ngrinë
Bukë e shpresës piqet n’votër.
Skënderbe, kryestrategu
Vizionari me zemër deti
Ty dhe Dibra jeni bashkë
Siç janë bashkë Froni dhe Mbreti.
Në çdo gur është hija jote
End pëlhurën e lavdisë
Dhe dibrani përmes shqote
Ia shtron rrugën pavdekësisë.
Fjalë e shpatë qëndrestare
Vijnë nga kohëra me gjëmime
Dibër ti moj zemër madhe
Dritëron ti ndër agime…
Kryeprinci, Gjergji ynë
Këtu ka rrënjët dhe dëgët
Kohërave ua vjel lavdinë
Siç e mbledhin mjaltin bletët…
Asht e limfë e shqiptarisë
Në këtë trevë e kanë folenë
Këtu ia dinë rendin burrnisë
Dhe për kult kanë atdhenë…