Covid-19/ Anulohen sërish karnavalet e Notting Hill

Kultura

Covid-19/ Anulohen sërish karnavalet e Notting Hill

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:18
Përhapja e variantit Delta detyroi organizatorët që të shtyjnë festën

Karnavalet e Notting Hill, e cilësuar si festa më e madhe në Europë janë anuluar për të dytin vit rradhazi për shkak të COVID-19.

Organizatorët janë shprehur se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë. Kjo vjen pas shtyrjes me katër javë për shkak të përhapjes së variantit Delta që po bëhet shumë dominues në Britani.

Karnavalet e Notting Hill zhvillohen tradicionalisht në fund të Gushtit.

Vitin e kaluar, ngjarja u zëvendësua nga një festival në internet për shkak të pandemisë. Notting Hill zhvillohen që nga viti 1959  kur u mbajt për herë të parë në ambiente të mbyllura si një festë për komunitetin afro-karaibian të Britanisë. Paradat në rrugë filluan në 1966 dhe ato zakonisht tërheqin më shumë se një milionë vizitorë gjatë fundjavës së Gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat