Poeti është mbreti i imagjinatës, poetesha është mbretëresha e befasive, kurse poezia është një dhuratë hyjnore, balsam i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, princesha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim i pashtershëm energjishë hyjnore. Në poezi, vargi i parë dhe vargu i fundit duhet të jetë si një vetëtimë, apo si një krismë e pushkës. Marsela Koçi është e dashura e diellit dhe ikona e diasporës shqiptare që jeton dhe vepron në atdheun e fjalëve. Ajo ka fatin të jetë e nderuar me libra që e bëjnë historinë. Libri më i ri i saj është përmbushja e një ëndrre për të vajtur nga drita në dritë.
Në poezi, vargu i parë dhe vargu i fundit duhet të jetë si një vetëtimë, apo si një krismë e pushkës. Poezia është pjesë e bukurisë së shpirtit. Pse? Sepse shpirti ka nevojë për poezi dhe njeriu ka nevojë për dashuri. Kohë pas kohe poeti apo poetesha shkruajnë vargje që të shpëtojnë nga një presion i papërmbajtshëm shpirtëror, për të dëshmuar se nuk jetojnë kot. Fjala e Zotit është e mbuluar me ar. Marsela Koçi na fton duam njëri-tjetrin dhe ta kultivojmë gjuhën shqipe për të dëshmuar se Shqipëria ekziston që nga krijimi i botës, dhe se shqipja është gjuha e perëndive. Ty, të kërkoj është libri i parë me poezi dhe tregime i princeshës së diasporës shqiptare,
Marsela Koçi është presidente, themeluese, flamurtare dhe veprimtare aktive e shoqatës „Krahët e Shqipes”. Ky libër, i dinamizuar me krijime të bukura, del në dritë në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Lënda letrare është e struktuar në dy kapituj: Poezi dhe tregime, pas të cilave pason pasthënia dhe bibliografia. Marsela vjen para nesh me fluturime ëndrrash, me dashuri hyjnore, me dritat e shpirtit dhe me dhuratat e zemrës. Autorja është poetesha e dashurisë. Duke ikur nga instinkti, nga ekspresiviteti artificial, ajo krijon vargje të një natyrshmërie të mprehtë, ashtu siç shungullojnë lumenjtë e pranverës, apo siç vajton syri për ndjeshmëri dhe dashuri. Vargjet e saj më të bukura i dedikohen një dashurie të bekuar, idilike dhe romantike.
Jeta është një jehonë që kalon nëpër tunelin e kohës. Jeta është e shenjtë, dhe realiteti shihet lart në Qiell. Tek-tuk vërejmë kohën me përjetësinë e meditimeve filozofike të kërkimeve erotike me zjarr dashurie: Kërkoj nga ti një shikim/ Atë që më dhe kur atëherë/ Kur për herë të parë të pashë/ Kërkoj një zë të më flasë/ Por heshtur brënda vetes s’do të dalë/ Një ndjenjë e brishtë ma përshkon zemrën/ Pa ty s’mundem të gëzoj, prej teje/ Vetëm një fjalë kërkoj të ushqej shpirtin. (Ty të kërkoj!) Para nesh kemi një poezi të bukur me imagjinatë të fuqishme. Një koleksion stilistik me shprehje ekspozive, si: Zëri yt ma fal më ngushëllon/ S’dua të mbetem në harresë/ Mungesa e syve nga zemra largon/ Të paktën zërin të ta dëgjoj/ Të qetësohem, shpirtin të ngroh/ Është shumë e thjeshtë të më harrosh/ E di se nuk jam e vetmja tek ti/ Por nëse zgjon kujtimet më thërret/ Do gjesh një shpirt që veç për mua rënkon.
Marsela krijon një ndjeshmëri të lartë lirike me elemente astrologjike. Në spektrin e inspirimeve të saj vërejmë një vërshimë ndjenjash dhe fluturime ëndrrash në botën stelare. Poeti bëhet mbret kur fluturon nga realiteti në qiell. Marsela është një mbretëreshë e re e lirikës erotike me frymëzime të fuqishme. I admirojmë vargjet e saj si një magji e bekuar ku ballafaqohemi me brigjet e mendimit e të natyrës shqiptare dhe të asaj angleze. Në to dëgjohet një zë i bukur që kumbon me jehona përqafimesh të ëmbla, me puthje të zjarrta dhe mall dashurie. Kënga e bylbilit të pranverës jehon në vargjet e saj, shpirti i florinjtë dhe ëndrra për një jetë të bukur e të lumur. Marsela Koçi shkruan edhe për fatin e një kombi me një filozofi të veçantë: Ky flamur i kuq në zemër buçon/ Me krisma dashurie gjakun ai vlon/ E ngrejmë kudo që jemi/ Për të mos harruar trimat e Lirisë. (Dita e Flamurit). Mund të thotë kush prej nesh se nuk ka prirje për poezi dhe ndjeshmëri të thellë, kjo zanë? (Baki Ymeri)
TY, TË KËRKOJ!
Kërkoj nga ti një shikim
Atë që më dhe kur atëherë
Kur për herë të parë të pashë
Kërkoj një zë të më flasë
Por heshtur brënda vetes s’do të dalë
Një ndjenjë e brishtë ma përshkon zemrën
Pa ty s’mundem të gëzoj, prej teje
Vetëm një fjalë kërkoj të ushqej shpirtin
Me ndjenjë paqësore që vetëm
Zëri yt ma fal më ngushëllon
S ’dua të mbetem në harresë
Mungesa e syve nga zemra largon
Të paktën zërin të ta dëgjoj
Të qetësohem, shpirtin të ngroh
Është shumë e thjeshtë të më harrosh
E di se nuk jam e vetmja tek ti
Por nëse zgjon kujtimet më thërret
Do gjesh një shpirt që veç për mua rënkon
Ashtu siç unë po i kujtoj me mall
Ditët kur me ty flisja si një e lumtur fëmijë
Do ndjesh se sa shumë mall do kesh për mua
Njësoj, në të njëjtën mënyrë edhe ti...!
YOU KNOW WHAT?!?
Me ty dhe vetëm me ty
Do t’i jepja botës shumë jetë.
Jetë dhe dashuri
Jetë dhe mirësi
Jetë dhe emocion
Jetë dhe pasuri
Jetë shumë jetë
Do t’i jepja botës
Vetëm të kisha një vend te ti
Me ty do luftoja të keqen
Do t’i thoja të mirës
Veç eja se rrugën ta hap
Do ndërtoja një kështjellë gjigande
Ku të mblidhja brenda
Veç mirësi dhe zemra plot mall
Me ty do përjetoja njerëzillëkun
Që shumëkush ka humbur drejtim
Rruga do të bëhëj më e pastër
Verbimi do t’i jepte dritë
Vegimeve plot magji
Do të gjendësha në rrugë
Plot drita shumëngjyrëshe
Do të ishin asgjë s’do dukej më gri
Sekreti qëndron dhe lumturia
Dremit e heshtur në pritje
Atje në zemrën tënde
Të shpërthejë plot ëndrra
Që do dinim t’i përjetojmë
Vetëm unë dhe ti…!
DITA E FLAMURIT
Ky flamur i kuq në zemër buçon
Me krisma dashurie gjakun ai vlon
E ngrejmë kudo që jemi
Për të mos harruar trimat e Lirisë
Që dot s'i robëruan shkijet e kahershëm
Plot zili e mllef kundër shqiptarisë
Jemi ne shqiptarë, ilirë, albanë
Dardanë, çamë, suljotë, na thonë
Një histori të largët mbartim
Të gjithë na e sulmojnë
O ti tokë trime që s’u mposhte kurrë
Valëvitur gjithmonë mban këtë Flamur
Flamuri me gjak të trimave shqiptarë
Valon sot në gji
Shqiptarët kudo që janë vishen kuq e zi
Janë bijtë e shqiponjës që kërkojnë drejtësi
Një ditë do të themi: Shqipërinë e bëmë unë e ti!
Nga trimëria e çdonjërit këndojmë Lavdi
Liria e trimave e ka emrin Shqipëri
Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!
Liria më e madhe do të jetë
Bashkimi me Dardani.
(05/06/2020 )
TY, TË KËRKOJ
Kërkoj nga ti një shikim
Atë që më dhe kur atëherë
Kur për herë të parë të pashë
Kërkoj një zë të më flasë
Por heshtur brënda vetes s’do të dalë
Një ndjenjë e brishtë ma përshkon zemrën
Pa ty s’mundem të gëzoj, prej teje
Vetëm një fjalë kërkoj të ushqej shpirtin
Me ndjenjë paqësore që vetëm
Zëri yt ma fal më ngushëllon
S ’dua të mbetem në harresë
Mungesa e syve nga zemra largon
Të paktën zërin të ta dëgjoj
Të qetësohem, shpirtin të ngroh
Është shumë e thjeshtë të më harrosh
E di se nuk jam e vetmja tek ti
Por nëse zgjon kujtimet më thërret
D gjesh një shpirt që veç për mua rënkon
Ashtu siç unë po i kujtoj me mall
Ditët kur me ty flisja si një e lumtur fëmijë
Do ndjesh se sa shumë mall do kesh për mua
Njësoj, në të njëjtën mënyrë edhe ti...!