(Thuhet e shkruhet kaq gjatë,
për numrin shtatë, nga shtatë palë..,)
Shtatë mrekulli ka bota
shtatë rrathë ka universi
“shtatë mëkate ka njerëzimi”
shtatë nota muzikore
“shtatë idhnime, e shtatë gëzime!”
“shtatë hapa "Buda pas lindjes!”
shtatë "rrathët e Krishterimit!”
"shtatë na janë, të inteligjencës
shtatë rrathët e krijimit!”
Shtatë ngjyra, ka ylberi,
Me shtatë dhjetorë, lindi Fitorja
N ‘shtatorë, lindi Fitori
"shtatë zemra, kishte Skënderi!”