Në vitet pesëdhjeta
Linda në katund
Biografia ime
Akoma pa fund
Në shkollë çdo ditë shkoja
Me çantën nga tekstili
Ende nuk dija ta dalloja
Kaçën nga trëndafili
Assesi nuk më besojnë sot
As Arianiti as Tringa
Se n, shkollë shkoja atë mot
Pa corapë e me opinga
Në bankë bëheshim gogël
Nga tre katër veta
Për zhurmën më të vogël
Pasonin thupra të nxehta
Byrekë e tostë atëherë
S, kemi parë nga ne askush
Madje rrallë nganjëherë
E hanim bukën veç me rrush
Nëna bënte ndonjëherë
Lakror me spinaq
I madh e i vogël atëherë
E fshinim tepsinë paq
Per party e diskoteka
As që kishim degjuar
Në shtrat s, na zinte dreka
Duhan kush s, ka konsumuar
Duhet të dihet edhe kjo
Une s, kam qenë fëmijë hasreti
Por nuk vuaj nga ajo
Që nuk jam fëmijë qyteti