Të njoha kur mendoja
Se veten kisha njohur
Të njoha mes librash
Mendimesh të dikujt tjetër
Kur të të hap tentova
Faqja e parë mori emër
Kopertinë të fortë
Por brenda fshihje zemër
Si perlë vazhdon të fshihesh
Në guaskën e vjetër
Shumë pak dritë lejon
Ndonëse s’je i verbër
Butësinë që bota i fsheh
E strukë në errësirë
Veç mua ma tregon
Kur flet për dashurinë.
Të njoha kur mendoja
Se veten kisha njohur
Të njoh unë veten
Fillove të më mësoje.
Gjithmone do le diçka
Pa e bërë si di
Se dua të vish të me thuash
Hej, “kjo nuk je ti”. 26 Prill 2021
E ZBEHUR…
U bënë ditë që shpirtit i mungon
Edhe pse thua është zbehur dashuria
Drita e mëngjesit të më verboj
Zhurma e ditës të më largoj
Perpëlitja e qepallave në mbrëmje do më afroje
Do t`i mungosh çdo dite Maji që feston
Por ta dish
Unë do të jem aty gjithmonë
Jam muzika kur zemra të dëgjon.
PËRVËLON
A sheh si e prek gjiri buzën që përvëlon
Shkrin e bëhet hi as ngjyrën s’e kupton
Veç aromë dashurie ndjej se më përçon
Ah moj zemër gurre pse më përvëlon.
Unë të prek me sy
Ti me ta më gozhdon
Ndjej ti një herë çfarë ndjej
Pse vetëm më mohon.
TË DESHA SHUMË
Se të desha shumë
Me shume se doja veten
Kur shkrihesha tek ti
Harroja se po tretem
Sot me sy të puth
Me frymë të ledhatoj
Shikimi im të mbyt
Se s’mund të të jetoj
Kur ndjen se te prek
Është mendimi im
As unë s’të shijoj dot
Ndaj është zhgënjim
As edhe një herë
Nuk ka qenë mohim
Të dua
Të dëshiroj çdo mbrëmje
Çdo agim….