Arrita te stoli ynë, si zakonisht, pesë minuta më përpara. U befasova kur pashë profesorin duke ngrohur stolin. Zakonisht vjen rreth njëçerek ore me vonesë . Nuk vonohet më shumë . E din mirë, se nuk pres as nusen më gjatë .
- Ja faqorja jote! Gjysëm litri i rakisë në shishe do të jetë në pritje! – më urdhëroi pasi u grushtuam.
Me saktësi matematikore kishte ndarë edhe mezerinë, po thuaj e njëjta si një ditë më përpara. Më kapi një gaz i brënshëm. Më shkoi mendja se profesori e ka një hall. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë të ma shtroje dy ditë rresht!
- Nuk do të flasim pak për non grata, - më drejtohet Gimi pasi ngritëm dollinë për shendetin tonë, dhe të familjeve.
- Të kam prositur edhe dje. Nuk flas më për politikë. Ika, nëse kërkon të vazhdojmë në këtë shteg !- e urdhërova me ton.
- Eshtë turpje e madhe, mo. Flasin tërë shqipëtarët për këtë gjëmë. O marrok! Kush dreqin je ti ? Eshtë Amerika që ka dënuar udhëheqësin tonë.
- Unë jam askushi. Ti një hall e ke. Po i vjen verdallë kot, - dhe mora të ngrihem.
- Të lutem qendro! Me të vertetë e kam një shqetësim të madh,- dhe Gimi nisi të tregojë, me emocione frenetike.
E kanë parë ne televizor , nga Labëria vëllezerit , dhe katundi , se kam vënë kandidaturën per partinë e djathtë. Siç e tregonte Gimi me shqetësim, edhe humor, përfundimisht djalin e tyre e kanë bërë lanet si fashat. E dëgjoja profesorin edhe me shqetësim, por edhe gazin me veshtiresi e mbaja, nga pyetja që i shtroja vetes: “Po unë, çfarë punë kam në këtë mesele katudandarësh!? Më këshillonte me sy ta mbaja veten. Shumë akuza i kanë dërguar edhe në mediat sociale.
- Je edhe ti në këtë mesele, - nisi t’i nxjerrë kokën e shqetësimit Gimi .- Na kanë parë në televizor duke shpërndarë librat tok. Tani zotni kulim zgërdhiu lirshëm!
U çlirova në gaz, në oktavet lartë. Nuk mund të flisnja. E shihja mikun e mirë me habi, çfarë priste nga unë ai, për të tillë fakt. E çova faqoren në gojë, për të mbledhur veten.
- Pse nuk ia nxjerr kokën bisedës? E ke të veshtirë ,të më thuash, se më kanë bërë lanet katundi edhe mua, -i bie ballit .
- Ti je me komod se unë, - me përgjigjet Gimi me zë pak.
- E pse?
- Mua më ka bërë lanet i tërë fshati, ndërsa ty më pak .
- E pse më kanë mbajtur me hatër?
- Eshtë xha Zaho, që të do shumë.Të fton në festën e katundit , sëbashku me gruan, edhe mua , me nusen. Do të vijë, si zakonisht Astriti, vëllaim im i vogël , të na marrë me makinën e tij. Eshtë i vetmi shans ,që më kanë lënë, për të parë fshatin tim të lindjes. Kulim ! Jam i tërë në dorën tënde !- e mbylli Gimi me seriozitet maksimal.
- Me sa kuptova, ju jeni shpallur non grata ,ndërsa unë jam gjysëm non grata në katundin tënd të lindjes.
- Po.
- Nuk e kam ndonjë shqetësim, se nuk do të shkoj më në fshatin tënd, o marrok!
- E di mirë, por unë po të kërkoj ndihmë, për të mos m’u tharë shpirti për vendlindjen, - m’u lut profesori me sy të vesuar.
- Nuk e di nëse të kuptova drejtë ? Unë do të jem avokati yt, ndërsa gruaja ime do te jetë avokate për mua, - nisa ta tjerr, për të sjellë mikun tim të mirë në formë.
- Pak a shumë kjo detyre u ngarkohet si çift.
- Nuk kam besim te nusja ime, se do të bëjë avokatinë për mua. Po u nxehen gjakrat, kam përshtypjen se ajo do të kënaqej duke më parë, duke ngrënë dajak nga katundarët. Profesor ma ke me hile.
- E pse?
- Ti e ke zgjedhur avokatin më të mirë se unë. Gëzuar!- dhe ndeshëm gotat buzagaz.
- Eh i mjeri unë, në dorë të kujt avakati kam rënë !?- shfryu Gimi për hak të qejfit.
- Ta zëmë se do të bëj avokatin. Të shtroj pyetjen: Pse katundi juaj është nxehur kaq shumë me të djathtët?
Nisi Gimi të më shpjegojë, se katundi përgjigthësisht autokton, në fillim të demokracisë ishte totalisht për ndryshimin e sistemit. Nuk e pritën reformën agrare, se i ndanë tokat sipas pronësisë se baba Qemos. Në këto kohë fshati i tëri gëzonte. Entuziazmi ra, dhe fatkeqësisht ,aktualisht , është kthyer në urretje, kur partitë e djathta, nuk pranuan datën e njëzetenëntë nëntorit si ditën e çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët fashistë. Gimi me sinqeritet u jepte të drejtë bashkëfshatarëve, për faktin ,se në Luftën e Dyte Botërore kanë dhënë jetën për mbrojtjen e atdheut pesedhjetëetre deshmorë, nga të cilët shtatë Heroj të Popullit.
- Kanë të drejtë ! -ia nderpreva rrefimin melankolik profesorit.
- Pse kanë të drejtë, e pranoj ndëshkimin e tyre, - ma ktheu në vend.
- Edhe unë nuk e kuptoj këtë aburditet të së djathtës. Edhe kur ishin në pushtet, ndonëse nuk e njohin politikisht datën historike, nga kalendari i festave nuk e kanë hequr asnjëherë ditën e çlirimit të atdheut .
- Më bukur e ka thënë Poeti Kombit, babaxhani Dritëro Agolli :” Datat e fitoreve i caktojnë fituesit !”
- E saktë. E pse ky qendrim politik për datën historike?
- E miratuam dje.
- Nuk e mbaj mend,- e gergas t’a nxirte vetë të keqen jashtë.
- Antikomunistët e thekur kërkojnë të thellojnë sa më shumë luftën e klasave, në sherbim te sundimit të tyre. O kulim ! Ma nxorre nga goja edhe këtë konkluzion.
Ndeshëm faqoret. I çuam edhe disa shendete të bukura. Bubrruam edhe te mezet, kur Gimi ia nisi këngës me isofoni. Gjatë kohës që po i mbaja ison, më ra në vesh , se nuk po këndonte ndonjë këngë të dëgjuar, por një parodi, që po e krijonte i sforcuar.
- Ç’më ka gjetur mua të mjerin, oi, oi.Të pres ndihmë nga shkodrani, për të më mbrojtur në labëri, oi, oi.
- Nuk është hera e parë që shkodranet e vlonjatet bashkëpunojnë, oi, oi- ia ktheva ison .- Edhe në vitin 1997 erdhën autobuzat plot nga Shkodra në Vlorë,oi,oi .Nënshkruan marrëveshjen e miqësisë burrërisht, pa ndërmjetësinë e politikës, , oi, oi.
- Je bërë qerrata i madh,- konstatoi Gimi pasi mbaruam këngën.
- Vetë më ke mësuar, - i përgjigjem duke qeshur.
- Ke filluar të ma kthesh,- e më sheh me kureshtje.
- Ju e keni me isofoni, ne e kemi me bejte. Si shqiptarë që jemi, dalim damë të dypalët , secili me gëzimin që ndjen.
Vazhdon
Fatmir Lohja
Tiranë,më 23.06.2021