Ajo hapi sytë
E qielli ishte në to
Me hënën e me diellin
Dhe dita, dhe nata, me yjet
Me shiun e me retë
shkrepëtima
Mëngjesi dhe mbrëmja
pranvera.
Horizonti i thellë
Sa ndërgjegjia
Qerpikët e saj të gjatë
Si gjethe e palmës
I hapa
E pashë gjithë të ardhmen time në to
Blu, yjet e zjarrtë
Ku jeta vetë shpërthen e gjallohet
Dhe nata blue u ndje më ngadalë
E ajo ra në gjumë
Vazhdova të shikoja fytyrën e saj
Nga lumturia u zvogëlova
U ngjgjesha
U zvogëlova më shumë
E rashë në një gjumë
Pa ëndrra të shikoja
Jam djegur nga flaka blu
Por mëngjesi më pret
Të më rinjgjallë
Me dritën e tij të bardhë
Duke vrapuar tek ti
U rëndova e u zmadhova
Ndryshova shumë
Aqë sa e njoha veten
Dhe pastaj ndalova
Kanë kaluar vite që atëherë
Por kur provoj sa do pak
Të largohem nga ti
Koshienca më lë
E vrapoj në humbetirë
Në çdo drejtim
360 gradë
Dhe çdo herë
Një mur më godet në kokë
Gruaja ime me buzët e tua
Dordoleci
Hajde, shiko, shiko,
O lulja ime,
Që kurrë ndonjëherë me parë
S’të shërbeva mëngjesit në krevat
Shiko, e hapa gjoksin
Pastaj e qepa
Shikoje ç`farë është në tabaka
Është zemra ime
Që akoma rreh
A ke nevojë për pirun
Dhe thikë
Se sa për mua
Unë ndjehem shumë i qetë
Në vënat e mia tani
Rrjedhë vetëm ujë
Dashuria tani është
Një zjarr i ftohtë
Po, pse prite kaq gjatë
Apo me gjete në kopesht
Tek ruaja të korrat
Zogjtë s’më lanë rehat
Melqinë ma hengrën
Dhe sonte do bësh
Dashuri me një dordolec
Dhe unë mendohem,
A s’do kishte frikë dashuria.