Me keqardhje ju informojmë se festivali tradicional Etnofest, i organizuar nga OJQ Sythi këtë vit nuk është përkrahur nga komisioni për vlerësimin e projekteve në MKRS, meqë i njëjti nuk i ka kryer obligimet paraprake ndaj MKRS.
Organizata Sythi për festivalin Etno Fest përkrahet në vazhdimësi nga MKRS dhe fatkeqësisht nuk e ka mbyllur avansin paraprak me kohë, andaj bazuar në Rregulloren Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, askush që nuk kryen obligimet ndaj institucioneve publike nuk mund të financohet.
Pra mos përkrahja e Etno Fest nuk nënkupton që projekti nuk është cilësor, por se organizata bartëse nuk i ka kryer detyrimet ndaj Ministrisë për projektin e kaluar.
Ne besojmë se organizatorët së shpejti do të procedojnë kryerjen e obligimeve ndaj MKRS dhe të marrin financimin për këtë ngjarje me rëndësi për kulturën tonë.