Ju propozoj moj gocë
Të pijmë nga një kafe
Në tavolinë të përbashkët
T, i ndërrojmë ca llafe
Faleminderit or zotni
Nuk të njoh fare unë
Nuk e shoh dot të udhës
Me ty të kam ndonjë punë
Nuk pajtohem me këtë
Vërtet ti çka po deklaron
Edhe Sërbia nuk nja njeh fare
Por Kosova çdo ditë bisedon
Krahasime të tilla zotni
Nuk kam dëgjuar askund
Nëse fillojmë bisedimet ne
Dyshoj se do jenë pa fund.