Falënderim për shokun – mikun tim te nderuar dhe të respektuar, Zymer Mehani

Kultura

Falënderim për shokun – mikun tim te nderuar dhe të respektuar, Zymer Mehani

Nga: Dashamir Alliu Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:30
Kopertina e librit

I nderuari lexues,

Edhe ky libër imi  i radhës, i pesti me radhë nga krijimtaria ime letrare monografike publicistike historike atdhetare dedikuar kryesisht tri luftërave më të fundit që i zhvilluam si komb, nën uniformat, emblemat e të tri UÇK- ve skënderbejane të lavdishme të kombit shqiptar kundër pushtuseve serbo-sllavë po redaktohet, recensohet dhe lekturohet nga miku im, z. Zymer Mehani.

Pra, i nderuar lexues, edhe ky libër imi publicistik, sikurse përmbledhja publicistike “Shqipëria me bija: Kosova, Ilirida, Çamëria” u bë e mundshme që të shohë dritën e botimit dhe të jetë në duart tuaja, në raftet e biblotekave të Tiranës - Prishtinës etj., duke iu falënderuar të nderuarit, mësimdhënësit,  publicistit, poetit, shkrimtarit, redaktuesit dhe lektorit, z.  Zymer  Mehani, i cili këta dy librat e mi më të fundit m’i ka përgatitur për shtyp pa asnjë lloj interesi apo përfitimi material-financiar.

Gjithashtu, i nderuari lexues, ju njoftoj se për mua ka qenë nder, privilegj që redaktues, lektor të këtyre dy librave të mi të jetë i nderuari, z. Zymer Mehani, prandaj jam i lumtur që emri i tij është i shkruajtur në faqen ballore si redaktor gjuhësor i këtyre dy librave të mi më të fundit. E shpreh gëzimin me ju, ngase, personalisht unë si autor, nga sa kam parë dhe mundur të shfletoj, lexoj, analizoj nga kijimtaria, mendja, pena  publicistike, letraro-poetike, nga shkrimet, opinionet, analizat, reagimet, komentet, citatet, fjalët e urta, poezitë, librat e shkruar dhe të botuar, por edhe nga redaktimet, lektorimet e dorëshkrimeve të autorëve, shkrimtarëve, poetëve të ndryshëm, të panumërta, që i ka bërë z. Zymer Mehani, tek puna e tij kam parë një vullnet, pasion energjik edhe për t’u ndihmur sidomos autorëve të rinj. Prandaj nga këndvështrimi im, i nderuari, poeti, shkrimtari, redaktuesi e lektori, z. Zymer Mehani, ka qenë, është dhe do të jetë një uragan - vullkan (ngase në personalitetetin, fisnikërinë, formimin, integritetin e tij personal, sikurse edhe në krijimtarinë e tij letrare,  publicistike, poetike e redaktuese është e skalitur atdhedashuria dhe humanizmi, karakteristika, këto të
personalitetit të tij). Zemra dhe muza e këtij mjeshtri të letrave shqipe prore është shpërthyse, eksploduese, që shëmbëllen në një gurrë, burim të pashtershëm nga çdo lëmi dhe tematikë e jetës, ku, ky personalitet i nderuar, me mendjen, largpamësinë, identifikimin, selektimin e fenomeneve dhe të dukurive pozitive apo negative, në mbarë shtrirjen tonë gjografike etnike kombëtare shqiptare, me kthjelltësinë dhe intelektin e tij analitik, po lë gjurmë të pashlyeshme për të gjithë brezat dhe shtresat e popullsisë, me shpirtmadhësinë, humanizmin,  intilegjencën dhe penën e artë të tij, ku me guxim dhe saktësi ka trajtuar, elaboruar, prekur, sensibilizuar,
denoncuar  (vënë në pah), ka pasuruar fonotekën - thesarin e gjuhës sonë shqipe, me shprehjet, citatet, artikulimet, formulimet  e tij nektariane letrare- poetike), veçanërisht me shkrimet, opinionet, analizat, reagimet publicistike, me krijimet e vargjeve poetike të tij, që unë do t’i quaja  ,Nektar të Atdhe-Dashurisë...”.

Z. Zymer Mehani me penën e tij majeprehtë ua ka çjerrë maskën kamufluese, lajkatare, antikombëtare individëve dhe grupacioneve joparimore, me shkrimet, reagimet, komentet, poezitë, të cilat ia kanë shpalosur për lexuesit e tij besnikë dhe të shumë televizione, ku ka qenë i ftuar në intervista televizive. Poashtu ia kanë botuar, shpalosur për lexuesit, punimet e tij letrare dhe shkencore, gazetat, portalet, faqet e internetit, të cilat edhe vetë i ka postuar herë pas here në rrjetet socale. Sa i përket krijimtarisë letrare- poetike, formimit, botëkuptimit dhe shpirtit të tij revulucionar, luftarak e atdhetar, për vlerat dhe rezultatet e arritura nga pena e tij nuk mund
të ndalemi vetëm në një shkrim, përmbledhje vlerësuese kundrejt personalitetit, fisnikërisë, atdhetarisë, humanizmit dhe krijimtarisë së tij letrare- poetike, ngase për të vënë në pah punën, përkushtimin, impejimin e tij energjik, këmbëngulës, sensibilizues dhe atdhetar, e konkretisht kundrejt krijimtarisë së tij letrare-poetike, duhet
thelluar edhe më shumë në studimin e shkrimeve të tij, e pastaj sigurisht se do të dalë një  libër i tërë goxha  vuluminoz,  dedikuar krijimtarisë së tij.

Ndryshe do të ishte e pamundur të përmblidheshin, dokumentoheshin, arkivoheshin në një libër të vetëm krijimet e tij, sepse për çdo orë, ditë, javë, muaj  e vit-pas-viti, ai me krijimtarinë, shkrimet, nektarin e tij  publicistik, opinionist, analitik, reagus, letraro- poetik, me botimet e tij të herë pas hershme, shkrimtari Zymer Mehani na suprizon, befason me  krijimtarinë e tij, për çka ne i urojmë  suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat