Penelopë
më paska ikë mbrëmja e Odiseut pa ty
Pa yjët që kanë humbur rrugën e dritës
Më fal
Isha i zënë me tragjeditë shekspiriane
Mezi i shpëtova furtunave të Otrantos
Doja t'i dalë secilit bajloz në pritë
pa pasur frikë burrërishë
Heronjtë i vizitova nëpër lapidare
Trëndafila plotë aromë iu vura secilit në ballë
Le ta dijnë për rikthimin e Prometheut
Penelopë
Nëse e do botën e gjallë
Jeto si mbretëreshë
Vdekja s'ju takon burrëneshave
Shqipet të kanë qëndisur
në pikturën e ëndrrës sime
Së bashku me një gotë të ngritur
Kur të takova në betejat për Itakën
Sot më shumë së kurrë
e dua ringjalljen tënde dhe të Krishtit
Dikur ecja kësaj rrugës Via Egnatia
Krenar isha
që i takoja fisit tim pellazgo homerian
Atëherë sërish beso
së nuk ta harroj heroizmin tënd
Penelopë
më duhet t'i marr dhembjet tua
T'i qetësojmë valët bajloziane
Besnikërinë
s'kanë fuqi perënditë me ta gjykue
Veç rebeli im i dehur
jeton në bukurinë tënde
E di përse flaka e Etnes nuk shuhet ma kurrë
Penelopë
dua t'i rri jetës Odise i pamposhtur.