Tradhëtia e boshnjakut

Kultura

Tradhëtia e boshnjakut

Nga: Engjëllushe Sheme Koltraka Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:48
Engjëllushe Sheme Koltraka

More boshjak, i ziu boshnjak,

Të ka thirrë pasha me të bë çirak…

Qënke i vetmi për tradhëti,

Në themele shtëpia të është nxi.

 

Ti u rrite si një fëmijë i braktisur

Kur ishe i vogël nise duke lypur…

Por një legjendar, sojli,

Të mori nga rruga, të mbajti në gji.

 

Sojliu shqiptar zbatonte traditat,

Nuk të la të të përdornin komitat…

Në familje të futi, të edukoj,

Se do t’ia shpërbleje një ditë, mendoi.

 

Të shkolloj, të bëri njeri,

Ti ishe i zoti në shoqëri.

Ndaj të mbuluan me grada e ofiqe,

Hiqe vallen, boshnjak, hiqe!

 

Një ditë sojliut i ktheve shpinën,

Sa verën ia bëre dimër…

E sojliu shqiptar i ka thënë:

-Të vraftë buka që të kam dhënë!

 

Sa i pabesë paske qënë!

Në familje më bëre gjëmë…

Të rrita si djalë, or mik?!

Por papritur më dole armik!

 

Të vraftë buka! Të vraftë kripa!

Të vraftë mundi që të rrita!

Se të rrita një jetë,

U mbyt në lot nëna e shkretë…

 

Këto lotë të kësaj nënë

Mbushin dete e oqeane!
Se kish djalin nip shqiptari,

Që nuk tutej nga plumbi, zjarri…

 

O boshnjak, ti soj harbuti,

Kush të friku, kush të tutu!?

Një i pafe, pa kishë, xhami

Mbolli kobin në vllazni.

 

Mbolli kobin në miqësi…

Gjet boshjakun, një ditëzi…

Nuk ka fytyrën për njeri,

Edhe pamjen si lubi.

 

Pa mëshirë kthetrat lugati,

Ja u ngul njerëzve që i lë takati…

Në shpirt nuk ka një grimë mëshirë,

Urren njerëzit më të mirë.

 

Urren ata që i rrinë pranë,

Si ta kishin babë e nanë.

Ai që lindi me potere,

I vranë babën pas një ferre.

 

O boshnjak, i ziu boshnjak,

Të kërkon Pasha me të bë çirak…

Të vraftë buka që të kam dhënë!

Sa i pa besë paske qënë!

Tiranë, më 26/06/2021

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat