Dje, sot, nesër e mot...

Kultura

Dje, sot, nesër e mot...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 28 qershor 2021 Në ora: 07:36
Xhelal Hoxha

Sot ka pak njerëz, shokë, miçë si dikur, 

Që luftuan e luftojnë me mendje e zemër; 

për këtë Popull, për këtë tokë;  

këtë simbol Emblemë Kombëtare;  

Shkabën tonë dy krenare, kuq e zi tonin flamur! 

 

Ne Shqiptarët duhet t'i kemi të ndritura;  

të kthjellura mendjet, shpirtrat, zemrat dhe kokat,  

për t’ mos  u ndarë, akoma tutje, tokat tona!... 


 

Kur atëherë, do të kemi një unitet t'përbashkët; 

Një komb, një shtet, një shqiponjë,  

një gjuhë dhe një t'vetmen t'kultivuarën tonën kulturë 

Atëherë ndoshta gjithsesi e medoemos  

do ta kemi: Një Komb një gjuhë e një flamur?! 


 

Mirpor, me këtë mentalitet që kemi sot 

jo t'pastërt fare, siç duhet ta kishim; 

Dje, sot, nesër e mot;  

të shenjtë, të pasur e të shtrenjtë:  

Sikurse ari e kristali, dhe si qelibari,  

krejt si një bilur!... 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat